LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta pritet të dërgohet në Kuvend 

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta pritet të dërgohet në Kuvend 

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka takuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, me ç’rast kanë biseduar rreth Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99.

Delegacioni i SBASHK-ut i ka prezantuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, që dalin nga Kontrata Kolektive.


Temë e bisedës ishte Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 e deri në vitin 1998/99.

Bytyqi i ka deklaruar përfaqësuesve të SBASHK-ut se është formuar një Komision në MASHT për ta analizuar edhe një herë këtë projektligj dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që ai të shkoi në qeveri në pjesën e parë të dhjetorit, për tu proceduar pastaj në Parlament.

“Jemi shumë të përkushtuar në MASHT që ta realizojmë obligimin tonë ndaj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta dhe Komisioni që kam ngritur po bën një punë shumë dinamike me qëllim që Projektligji të shkojë në Qeveri në pjesën e parë të dhjetorit, e pastaj të procedohet menjëherë në Parlament”, ka thënë Bytyqi.