LAJMI I FUNDIT:

Projekti i portit të Durrësit, Berisha: Rama po përvetëson 1 milion metër katrorë tokë publike

Projekti i portit të Durrësit, Berisha: Rama po përvetëson 1 milion metër katrorë tokë publike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sërish thirrjet që qytetarët të mos bien pre e mashtrimit me aferën e Portit të Durrësit.

Berisha tha se ata nuk duhet të investojnë në këtë projekt.

“Përsëri e denoncoj këtë aferë si një nga më të mëdhatë korruptive në Europë. Kjo si aferë shkon lehtësisht mbi katër miliard euro. Edi Rama me kompaninë Emaar, po përvetëson 1 milionë metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit. Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para gjashtë muajsh janë blerë vinça nga më modernët,” tha Berisha.


Sipas tij, Edi Rama dhe njerëzit e tij po e përdorin këtë projekt për pastrim parash në nivele të paimagjinueshme. Berisha tha se PD do e zhbëjë këtë projekt, ndaj rezervoi një thirrje edhe për presidentin e kompanisë Emaar.

“Ai projekt nuk do ketë jetë. I them atij zotërisë të Emaar që të mos implikohet në mega-afera korruptive si kjo,” tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori