LAJMI I FUNDIT:

Projekti për shërbime më të mira sociale për grupet e rrezikuara vlerësohet i suksesshëm

Projekti për shërbime më të mira sociale për grupet e rrezikuara vlerësohet i suksesshëm

“Save the Children” ka mbajtur eventin përmbyllës të projektit “Mbështetja për shërbime më të mira sociale për grupet më të rrezikuara” ku u tha se ende ka punë që duhet të bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sociale më cilësore.

Drejtori i “Save the Children”, Ahmet Kryeziu tha se ky projekt ka qenë i suksesshëm dhe ka pasur ndikim në ofrimin e shërbimeve më të mira sociale.

Sipas tij mbetet shumë për t’u bërë edhe në fushën e monitorimit të cilësisë së shërbimeve në inspektimin e qendrave dhe OJQ të licencuara dhe revidimin e praktikave.

Ndërsa, zëvendës udhëheqësi i bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Evropian, Hillen Franckle tha se ofrimi i shërbimeve sociale cilësore është kyçe për Bashkimin Evropian dhe tregon për demokracinë brenda një vendi.

Sipas saj përmes këtij projekti kanë përfituar 5 mijë persona, derisa 160 punonjës social janë trajnuar me qëllim të ofrimit më të mirë të shërbimeve sociale.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina tha se kjo ministri ka licencuar 1 mijë ofrues të shërbimeve sociale dhe 40 OJQ për ofrim të shërbimeve sociale.

Sipas tij, sfidë mbetet mbështetje buxhetore në nivelin komunal për zbatim të standardeve dhe mungesa e një formule të financimit të shërbimeve sociale ka krijuar zbrazëtirë për alookim të mjeteve për shërbime sociale.

Morina shtoi se MPMS në kuadër të programeve të saj ka një program të mbështetjes së programeve sociale vetëm në vitin 2019 kemi alokuar 800 mijë euro për organizata do rritet 1 milion euro. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori