LAJMI I FUNDIT:

Projektbuxheti 2023 në Shqipëri, deputetja e PD-së: Nuk i përgjigjet krizës, shton taksat për shtresën e mesme

Projektbuxheti 2023 në Shqipëri, deputetja e PD-së: Nuk i përgjigjet krizës, shton taksat për shtresën e mesme

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku, deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2023, i prezantuar nga qeveria në Kuvend, nuk i përgjigjet nevojave të krizës.

Në një postim në Facebook, Tabaku tha se rritja e parashikuar e taksave, që kryesisht do të rëndojnë mbi shtresën e mesme, e rëndon më shumë situatën në vend.

“Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten, është vetëm një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite”, ka shtuar Tabaku.


“Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet menaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve”, tha Tabaku.

“Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla, sipas saj, do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 milionë euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesionistët dhe biznesi!”, shtoi Tabaku.

“Vendosja e taksave sidomos te shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 milionë eurosh, por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize”, tha Tabaku.

“Familje shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum. Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm, ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre”, sqaroi Tabaku.

“Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm, do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive, ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë”, tha Tabaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori