LAJMI I FUNDIT:

Projekt për punësimin e të rinjve rom në komunën e Koçanit

Projekt për punësimin e të rinjve rom në komunën e Koçanit

Komuna e Koçanit ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Hungarisë për përfshirjen e të rinjvë të komunitetit rom në programin maqedonas për ndihmë financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ministri pa resor, Nexhdet Mustafa tha se ”përfshirja e popullsisë rome në këtë projekt të shtetit tonë vëlla, Hungarisë, për ne romët do të thotë shumë, pasi që përfshirja e romëve në shoqëri është një segment i rëndësishëm në punën tonë”.


Ndërkaq, Zoltan Kovaç, zv. sekretar shtetëror në Ministrinë e punëve të jashtme të Hungarisë tha se përfshirja e romëve në shoqëri është një problem që Hungaria i është përkushtuar shumë.

Sipas projektit, pesë të rinj rom të Koçanit do të përfshihen në punë të cilat do të caktohen nga komuna. Për këtë projekt janë ndarë 3000 euro donacion, ndërkaq do të zgjatë gjashtë muaj./Telegrafi/