LAJMI I FUNDIT:

Profili i zëvendëskryeministres dhe ministrave të Nismës në Qeverinë Hoti

Profili i zëvendëskryeministres dhe ministrave të Nismës në Qeverinë Hoti

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë Hoti me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, ku të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit të arritur më Lidhjen Demokratike të Kosovës, nisma Socialdemokrate në Qeverinë Hoti do të udhëheqë dy ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministre.


Më poshtë gjeni profilet e zëvendësministres dhe ministrave të Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Albulena Balaj- Halimaj ka lindur më 09 tetor 1983 në Prizren. Balaj-Halimaj është master i shkencave juridike kushtetuese, administrative ndërkaq ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës në periudhën e gjashtë legjislative nga 03.08.2017 në 22.08.2019. Ajo në Kuvendin e Kosovës ka qenë pjesë e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Skënder Reçica-Ministër i Punës 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Skënder Reçica  ka lindur në shtator të viti 1974 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane si dhe  studimet pasuniversitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Ai ishte emëruar Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit 2017. Përvoja e tij përfshin: këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në periudhën 2008 – 2014. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 Reçica zgjidhet asambleist në Kuvendin Komunal në Prishtinë. Në mandatin e delegacionit të Kosovës për negociata, në kuadër të Ekipit  të Unitetit, ishte koordinator për logjistikë. Në periudhën 2005 – 2007, ishte ekspert për zhvillim dhe organizim të administratës në kuadër të Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit  Lokal. Në mandatin e Qeverisë së Kosovë në periudhën 2002 – 2004, Reçica ishte Udhëheqës i Divizionit të Administratës së Përgjithshme  në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Në periudhën 2000 – 2002, ishte zyrtar administrativ në Departamentin e  Shërbimeve Publike, në kuadër  të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK. Reçica nga viti 2015 është anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë NISMA për Kosovën. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Vesel Krasniqi u lind më 03 mars 1973, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës. Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën “Naim Frashëri” në vitin 1988, ndërkaq shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën “Avdyl Frashëri” në Malishevë në vitin 1992. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi financat publike, në vitin 2012. Prej datës 01 shtator 2000 deri më 01 shtator 2001 ka qenë zyrtar i Turizmit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, pastaj për dy vite nga 2003 deri më 2005 ka shërbyer shef i Inspektoriatit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, kurse nga viti 2005 deri në vitin 2008 shef i Thesarit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Malishevës, kurse nga viti 2008 deri në vitin 2017 ishte drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori