Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë Hoti me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, ku të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë.
Në bazë të marrëveshjes së koalicionit të arritur më Lidhjen Demokratike të Kosovës, nisma Socialdemokrate në Qeverinë Hoti do të udhëheqë dy ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministre.
Më poshtë gjeni profilet e zëvendësministres dhe ministrave të Nismës Socialdemokrate:
Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre
Albulena Balaj- Halimaj ka lindur më 09 tetor 1983 në Prizren. Balaj-Halimaj është master i shkencave juridike kushtetuese, administrative ndërkaq ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës në periudhën e gjashtë legjislative nga 03.08.2017 në 22.08.2019. Ajo në Kuvendin e Kosovës ka qenë pjesë e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Skënder Reçica-Ministër i Punës

Skënder Reçica ka lindur në shtator të viti 1974 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane si dhe studimet pasuniversitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Ai ishte emëruar Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit 2017. Përvoja e tij përfshin: këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në periudhën 2008 – 2014. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 Reçica zgjidhet asambleist në Kuvendin Komunal në Prishtinë. Në mandatin e delegacionit të Kosovës për negociata, në kuadër të Ekipit të Unitetit, ishte koordinator për logjistikë. Në periudhën 2005 – 2007, ishte ekspert për zhvillim dhe organizim të administratës në kuadër të Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Në mandatin e Qeverisë së Kosovë në periudhën 2002 – 2004, Reçica ishte Udhëheqës i Divizionit të Administratës së Përgjithshme në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Në periudhën 2000 – 2002, ishte zyrtar administrativ në Departamentin e Shërbimeve Publike, në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK. Reçica nga viti 2015 është anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë NISMA për Kosovën. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Vesel Krasniqi u lind më 03 mars 1973, në fshatin Banjë, Komuna e Malishevës. Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën “Naim Frashëri” në vitin 1988, ndërkaq shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën “Avdyl Frashëri” në Malishevë në vitin 1992. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi financat publike, në vitin 2012. Prej datës 01 shtator 2000 deri më 01 shtator 2001 ka qenë zyrtar i Turizmit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, pastaj për dy vite nga 2003 deri më 2005 ka shërbyer shef i Inspektoriatit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, kurse nga viti 2005 deri në vitin 2008 shef i Thesarit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Malishevës, kurse nga viti 2008 deri në vitin 2017 ishte drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë