LAJMI I FUNDIT:

Profesori Jashari: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në RMV është vetëm përkthim

Profesori Jashari: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në RMV është vetëm përkthim

Profesori universitar Hasan Jashari, thotë se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht përdoret vetëm si përkthim.

Në një postim në Facebook, ai thotë se debatet për përdorimin e gjuhës shqipe në RMV po shkojnë gabim. Sipas tij, gjuha shqipe në Kushtetutën e RMV-së përdoret vetëm si përkthim. Profesori Jashari thotë se të gjitha nenet për gjuhën shqipe duhet të ndryshohen.

“Po shoh se debatet për përdorimin e gjuhësh shqipe në RMV po shkojn gabim. Të gjithë janë kap për nocionin 20%. Po, ai është problem por, për kah rëndësia, është i treti me radhë.
1. Problemi i parë është se në Kushtetutë gjuha shqipe përdoret vetëm si përkthim, pra njëherë të shkruajsh maqedonisht e pastaj shqip
Pra, e gjithë vëmendja duhet të orientohet që të bëhet ndryshimii këtij formulimi , (покрај македонскиот јазик и кирилското писмо, се и јазикот и писмото на националностите…)
2. Çështja e dytë është se shqipja lejohet të përdoret vetëm në nivel të vetëqeverisjes lokale- pra në komunat shqiptare edhe aty si përkthim.
3. Cështja e tretë eshte 20%-shi. Duhet të hiqet kufizimi me përqindje . Ai duhet të zëvendësohet me gjuha shqipe
4. Pra krejt nenet për përdorimin e gjuhës shqipe duhet ndryshuar e zëvendësuar me një fjali se ‘ Gjuha maqedone dhe gjuha shqipe janë zyrtare në Maqedoninë e Veriut’
5. Duhet të hiqen labirinthet dhe shpjegimet, e që në fakt janë tallje, pa impakt dhe pa përdorshmëri për nevojat e qytetarëve dhe institucioneve. Ata gjoja përcaktojnë përdorimin e janë janë një asgjë; pasi koncepti parësor që theksuam më lartë eshtë i mbapsht”, (sic) ka shkruar Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori