LAJMI I FUNDIT:

Profesori Bujar Dugolli reagon pas akuzave për plagjiaturë nga ORCA

Profesori Bujar Dugolli reagon pas akuzave për plagjiaturë nga ORCA

Profesori Bujar Dugolli ka reaguar pasi Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), akuzoi atë dhe profesor Ardian Kastratin për plagjiaturë.

Dugolli thotë se “artikulli i bërë ka plotësuar gjitha kërkesat dhe standardet e parashikuara dhe të aplikuara nga redaksia e revistës, e cila është revistë kredibile dhe e indeksuar ndërkombëtarisht në platformën me kredibile shkencore, Scopus”.


Ai thotë se kanë përfillur të gjitha kriteret profesionale dhe metodologjike dhe standardet e citimit, siç i aplikon revista në fjalë.

ORCA: Kemi zbuluar plagjiaturën e dy profesorëve, Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit
Lexo po ashtu ORCA: Kemi zbuluar plagjiaturën e dy profesorëve, Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit

“Ky artikull, krahas dhjetëra artikujve të tjerë, është pjesë e CV-së time, poashtu edhe shumë libra të tjera, nuk ka qenë dhe nuk është përcaktuese për thirrjen time aktuale akademike, por është produkt i punës së vazhdueshme, tash e njëzetenjë vite në Universitetin e Prishtinës”, thotë në reagim.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj Organizatës ORCA

Sot, përmes mediave jam njoftuar në lidhje me një aktivitet të organizatës ORCA, në të cilën është lajthitur edhe emri im. Bëhet fjalë për një artikull shkencor, i botuar para katër vitesh, në bashkautorësi me z. Ardian Kastrati, sipas të gjitha kërkesave dhe standardeve të parashikuara dhe të aplikuara nga redaksia e revistës, e cila është revistë kredibile dhe e indeksuar ndërkombëtarisht në platformën me kredibile shkencore, Scopus.

Në kohën kur ky artikull ishte botuar, z. Kastrati ishte asistent në Fakultetin Filozofik dhe nuk ishte pjesë e politikës dhe as debateve politike që ndodhin sot, lidhur me raportet pozitë-opozitë. Ekzistojnë të gjitha korrespondencat me revistën që dëshmojnë se ne i kemi përfillë të gjitha kriteret profesionale dhe metodologjike dhe standardet e citimit, siç i aplikon revista në fjalë.

Artikulli i është nënshtruar rregullave të recensionit të fshehtë dhe është futur në sistemin e antiplagjiaturës, siç e aplikon revista në fjalë, prandaj miratimi i botimit është dhënë vetëm pasi janë plotësuar kriteret profesionale të kërkuara nga redaksia dhe recensentët ndërkombëtarë.

Punimi “Diplomacy through the ages of history: Theoretical analyses of the concept” trajton fenomene, koncepte dhe baza teorike të cilat gjerësisht praktikohen në punime shkencore dhe si të tilla ato lehtë gjinden edhe në punime të ngjashme që trajtojnë fenomenin e diplomacisë, gjatë historisë, prandaj studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA dhe jo vetëm, nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime, por duhet ta kuptojnë se termet dhe konceptet e tilla, që lidhen me diplomacinë, politikën e jashtme dhe përvojat diplomatike historike ndërkombëtare, do të jenë objekt i trajtimit të vazhdueshëm nga studiuesit e rinj, pa pasur mundësinë e kapërcimit të këtyre termave, koncepteve dhe bazave teorike.

Ky artikull, krahas dhjetëra artikujve të tjerë, është pjesë e CV-së time, poashtu edhe shumë libra të tjera, nuk ka qenë dhe nuk është përcaktuese për thirrjen time aktuale akademike, por është produkt i punës së vazhdueshme, tash e njëzetenjë vite në Universitetin e Prishtinës.

Bashkautorësia e punës profesionale dhe shkencore është vlerë, pasi afron pikëpamje të ndryshme rreth ideve teorike që trajtohen, por ato nuk mund të mbesin peng i pozicionimeve të ndryshme që ndërkohë mund të marrin njerëzit, ne jetën akademike e politike.

Sulmet kundër Ardian Kastratit, i kuptoj pse ndodhin, por përpjekja për të më sulmuar dhe për të njollosur emrin tim, janë të pakuptimta dhe të papranueshme, por do të punojmë për t’i sqaruar të gjitha”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori