Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një komunikate për media thotë se kanë zbuluar plagjiaturën e dy profesorëve në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit.
ORCA thekson se janë të shqetësuar me këtë fakt, transmeton Telegrafin.
“Ne në ORCA jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me këtë fakt. Dukuria e plagjiaturës nuk i prekë vetëm studentët, por siç është dëshmuar dhjetëra herë, ajo është tejet e përhapur edhe tek profesorët, të cilët mes tjerash supozohet të jenë edhe gardianë të etikës akademike”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“Në fillim të këtij viti, ORCA ka pranuar një denoncim anonim ku tregohej se një punim me emrin “DIPLOMACY THROUGH THE AGES OF HISTORY: THEORETICAL ANALYSES OF THE CONCEPT”, i botuar në vitin 2017 me autorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, që të dy profesorë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, kishte elemente të plagjiaturës.
Me të marrë këtë informacion, stafi i ORCA’s, punimin në fjalë e futi në platformën ndërkombëtare anti-plagjiaturë Turnitin, e cila përdoret globalisht për të verifikuar origjinalitetin e punimeve të kësaj natyre. Pas testimit të punimit, rezultati doli të jetë shokues: shumica e tekstit të punimit është i ngjashëm me burime të tjera.
Autorët e këtij punimi Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, kanë marrë pjesë të tekstit nga burime të ndryshme duke i përdorur në punimin e tyre dhe duke mos treguar se nga i kanë marr ato, rrjedhimisht duke i paraqitur këto pjesë sikurse janë pjesë të punës së tyre akademike. Pas raportit të Turnitin, hulumtuesit e ORCA-s i kanë filtruar vetëm pjesët e kopjuara pa fusnotë, dhe përsëri doli që një pjesë e konsiderueshme e punimit është e gjitha plagjiaturë.
Për më tepër, Ardian Kastrati në vitin 2020 dhe Bujar Dugolli në vitin 2018, ishin avancuar duke e përdorur punimin në fjalë. Dhe vetëm falë këtij punimi, ata kanë arritur ta plotësojnë numrin e punimeve shkencore të nevojshme për avancim në pozitat e tyre aktuale, profesor asistent Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli në pozitën profesor i rregullt.
Ne në ORCA jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me këtë fakt. Dukuria e plagjiaturës nuk i prekë vetëm studentët, por siç është dëshmuar dhjetëra herë, ajo është tejet e përhapur edhe tek profesorët, të cilët mes tjerash supozohet të jenë edhe gardianë të etikës akademike.
Personat të cilët përfaqësojnë pozita më peshë të lartë publike siç janë ajo e Deputetit të Republikës së Kosovës në rastin e Ardian Kastratit, apo profesor i rregullt në UP në rastin e Bujar Dugollit, nuk duhet kurrsesi të kenë probleme të tilla me Integritet Akademik dhe as nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar për këtë gjë.
Vlen të shtohet se Ardian Kastrati, tashmë ka një vërejtje me shkrim nga Këshilli i Etikës në kuadër të UP-së, për shkak të ofendimeve dhe gjuhës seksiste që e kishte bërë në drejtim të Presidentes së Republikës, e cila ishte edhe pjesë e stafit të UP-së.
Andaj, ne ftojmë organet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës të iniciojnë procedurat për verifikimin e këtyre dëshmive dhe si rrjedhojë të merren masa në përputhje me Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedura Disiplinore.
Nëse kjo nuk ndodhë, i bie që universiteti nuk ka vullnet të merret me rastet e kësaj natyre, kështu duke i bërë dëm të pariparueshëm besimit të shoqërisë kosovare, se ky institucion si të gjitha institucionet publike në Kosovë, nuk duan rregull dhe ndryshim pozitiv.
ORCA është në kontakt direkt me platformën Turnitin, për blerje të programit me qasje të plotë, në mënyrë që kësaj platforme të ia nënshtrojë një sërë punimesh shkencore dhe punimet e doktoratës të figurave kryesore në jetën publike dhe në universitetet publike në Kosovë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën