Është më lehtë ta ndërtosh një gjeneratë të re, sesa ta riparosh një të vjetër. I frymëzuar nga kjo thënie e urtë e disa figurave botërore, dua të ndaj me ju një ide apo një iniciativë që po përkrahet nga shumë ekspertë me renome ndërkombëtare. Fjala është për metodën që i përkrahë sipërmarrësit e rinj (qysh në arsimin e mesëm) e që quhet: Një lloj i ri profesori.

Reklama

Duke ju sfiduar për të menduar sërish gjithçka, besoj që pajtoheni se ne të gjithë ne meritojmë një ambient që i lejon secilit të ketë sukses – përmes punës së palodhur dhe krijimtarisë unike të tij – e të shijojë një jetë me kuptim dhe me dinjitet.

Reklama

Pse vazhdojmë të përkrahim programe shkollimi që janë irrelevante e që nuk i kontribuojnë as tregut të punës?

Reklama

Kjo është arsyeja se pse shumë organizata ndërkombëtare në vendin tonë, po investojnë paralelisht në ngritjen e kapaciteteve në shkolla profesionale, për ta përafruar punëdhënësin me punëkërkuesin.

Shtylla e ekzistencës dhe qëndrueshmërisë së një shoqërie është edukimi i cili, në Kosovë, për fat të keq, e ka marr emrin “PISA”. Për një të ardhme të ndritur është investuar shumë pak e është punuar edhe më pak. Jo që nuk deshëm, sepse disa reforma arsimore janë iniciuar në nivel shtetëror, por konsideroj që nuk ditëm.

Reklama

Një fjalë popullore thotë: “Rrugës së rrehme e grues së krehme mos ju ndajë”. Bazuar në vjetërsinë e kësaj thënie, ne si popull e kuptojmë rëndësinë e shkollimit. Por, duhet pranuar se nuk kemi njohuri dhe eksperiencë për ndërtim të një sistemi të mirëfilltë arsimor. Nga Ministria e Arsimit janë adaptuar disa programe të gatshme nga shtetet tjera, por nuk rezultuan me sukses. Thëne me një fjalë: teshat e huaja në një mënyrë ose tjetër nuk po përshtaten me kulturën, karakterin, shijen ose përmasat tona.

Reklama

Cila është zgjidhja?

Po ta pyesim Ministrinë e Arsimit, mes rreshtash do ta kuptojmë hallin e tyre: “Kallxom se po t’kallxoj”. Sepse, kapacitetet e tyre janë limituar në aspektin e vizionit dhe strategjisë, sikurse edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës. Shpresoj që të mos më “kryqëzojnë” (edhe pse edukimin e lartë e kam përfunduar jashtë shtetit, kështu që nuk ka rrezik të takohemi prapë)!

Reklama

Emëruesi e përbashkët i një zgjidhje të qëndrueshme është: Një strategji e koordinuar për Ekonomi dhe për Arsim.

Shteti duhet të fillojë me ndryshimin e qasjes dhe të menduarit – nga “potenciali i sipërmarrësve” në “sipërmarrës potencialë”. Se, fjala “sipërmarrës” do të thotë veprim e jo vetëm një shprehje tjetër në fjalor. Rruga e reflektimit – në aspektin e dallimit nga edukimi dhe trajnimi, duke mos u bazuar vetëm në vlerësim të teorisë – na ndihmon që edhe pjesa teorike të gjejë zbatim në praktikë. Ndonjë akademik mund të thotë se ata duhet të mbajmë balancë mes programeve shkencore në një ekosistem të qëndrueshëm, por jemi dëshmitarë që hendeku midis qasjes akademike dhe praktikës vazhdon të rritet.

Reklama
Reklama

Rishikimi i fakteve na jep indikacione që të mendohet për një qasje të ristrukturimit të universiteteve, në tërësi. Ata që më njohin, janë dëshmitarë të faktit se kam “ngelur” një vit në shkollën e mesme, sepse një nga faktorët ishte mos përshtatja ime me sistemin arsimor dhe me përmbajtjen e programeve mësimore. Isha total i painteresuar dhe mendjen e kisha tek puna, sepse ekzistenca financiare për mua ishte prioritet. Tash jam i vetëpunësuar dhe gjeneroj të ardhura të mjaftueshme për një jetë të dinjitetshme, ndërsa vazhdoj të kontribuoj në ekonominë e vendit tim duke i paguar taksat, rregullisht. Sepse edukimi im ndodhi duke e mësuar pjesën praktike dhe në momentin që kisha nevojë për informata, ato vinin vetvetiu nga burime të ndryshme.

Reklama
Reklama

A nuk është ky edhe një indikator që ka hendek mes sistemit të akademisë dhe realitetit?!

Tashti, duke rishikuar mësimet që i morëm nga pandemia e COVID-19-shit, jo vetëm që universitetet mund të ndryshojnë rrënjësisht, por paraqitet nevoja që kuadrot e profesorëve të evoluojnë në “Profesor 2.0” (fillimisht për ta evituar mundësinë e mbylljes së disa universiteteve që nuk mund ta përballojnë përshtatjen me realitetin e ri). Duke krijuar programe gjithëpërfshirëse për studentë, inkuadrimi i profesorëve me reputacion të lartë dhe gjithashtu inkuadrimi i fytyrave publike që kanë karrierë të dëshmuar të suksesshme biznesi, do të ishte frymëzim dhe shtytje e kuadrove të reja. Ideja është që ky grup i profesorëve dhe personave të “famshëm” në fushën e ndërmarrësisë, të angazhohen në të gjitha universitetet publike dhe ato private, pa dallim. Kjo do të motivonte personalitetet dhe individët e rinj që të arrinin në nivelin e duhur për të qenë pjesë e kësaj elite, duke ngritur dukshëm nivelin e arsimit dhe duke minimizuar impaktin ekonomik. Këto programe gjithëpërfshirëse do të ndikonin dukshëm në zvogëlimin e papunësisë, përafrimin e fuqisë punëtore me punëdhënës, duke ndjekur idhujt e tyre në arsim apo në ndërmarrësi.

Reklama
Reklama

“Profesori 2.0” nuk do t’i përkasë më një shkolle, por ndjekësve të tij/saj. Duke konsideruar që jo çdo student nga rajoni i Kosovës e ka mundësinë që të aplikojë në një universitet me renome ose të udhëtojë nëpër qytete të ndryshme për të marrë pjesë në një ligjëratë, duhet ta shfrytëzojmë këtë revolucion teknologjik për të zgjeruar aftësitë mësimore në të gjitha pjesët e vendit, siç nuk ka ekzistuar më parë. Prandaj, në vend që një universitet të paguajë për të ftuar një fytyre publike apo profesor me renome për t’ju dhënë mësim 100 studentëve në një lokacion, profesorët mund të mbajnë ligjëratë online për kuadrot e dalluara dhe inovative nga një orë në javë – nga i tërë territori i Kosovës.

Reklama
Reklama

Duke hulumtuar më shumë për këtë iniciativë, vërejta dy detaje të cilat për fund po i ndaj me ju lexues të dashur. Vitin e kaluar, 181 drejtorë ekzekutivë të kompanive me renome botërore, kanë nënshkruar një deklaratë pajtueshmërie që shpreh angazhimin e tyre në ofrimin e përkrahjes së sipërmarrësve të rinj, duke ndihmuar në programet edukative që nxisin potencial njerëzor. Fakti tjetër që më gëzon shumë është së gjatë hulumtimit për këtë iniciativë, dy studentë nga Kosova janë në programin e doktoratës në një universitetit të Gjermanisë – duke studiuar për sipërmarrësinë (“Human Entrepreneurship”) – e të cilët do të mund të kontribuonin në përkrahjen e një iniciative të tillë edhe në Kosovë.

Reklama

(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)

Reklama