Para disa ditësh, Senati i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur mbledhjen e radhës, gjatë së cilës ka avancuar profesorë nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
Për këto avancime ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, me theks te avancimi i tetë profesorëve të rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të cilët i kanë quajtur “Supermenët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike”.
Drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka thënë se publikimet e këtyre profesorëve dhe revistat në të cilat janë publikuar, janë të dyshimta, dhe se të njëjtat materiale me sqarime ia kanë dërguar edhe Senatit.
“Në këtë grup të avancimeve ka kalu edhe grupi i atyre që ne i quajmë ‘Supermenët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike’, të cilët brenda një viti e gjysmë kanë nga 5.5 punime në revista, siç mendohet shkencore. Ndërkohë që kolegët e tyre në Norvegji arrijnë t’i publikojnë vetëm 0.96 punime. Pra, aktualisht, profesorët e rregullt të cilët janë avancu sot, e kalojnë pesëfishin e kolegëve të tyre në Norvegji. Duke e ditë se në çfarë situate janë universitetet në Kosovë, sa shpenzohet për shkencë në Kosovë, këtu janë vetë, dy mundësi: ose Kosova përnime e ka kalu Norvegjinë, që është e pamundshme, ose revistat në të cilat kanë publiku, janë të dyshimta”, ka thënë Gjinovci.
Sipas Gjinovcit, përkundër kërkesës së tyre, Senati nuk ka bërë ndonjë verifikim të këtyre punimeve dhe ka thënë se mbledhja e Senatit ka kaluar në heshtje.
“Zakonisht dekanët i përgatisin edhe flasin për secilin kandidat. Sot kjo nuk ka ndodhë, është pa që është gjithçka e prearanzhuar. Të gjithë kanë ardh aty me një marrëveshje të heshtur, veç janë lexu emrat, veç është votu, të gjithë janë sillë sikur me qenë robotë, asnjë diskutim i vetëm nuk është bë për asnjë prej kandidatëve. Kjo situatë tregon një degradim të procesit të avancimeve nga viti i kaluar. Vitin e kaluar nuk kemi pasë asnjë kandidat që ka kalu pa meritë, ndërkaq kësaj radhe, na tashmë i kemi evidentu 16 deri në 18 raste të cilat kanë probleme të ndryshme duke nisë nga shkelja e rregullores së vetë senatit”, ka thënë Gjinovci për KosovaPress
Ndërsa prorektori i UP, Naser Sahiti ka thënë se të gjitha aplikacionet e profesorëve kanë kaluar nëpër instancat formale të parapara me statut dhe kanë marrë vlerësime pozitive nga Komisioni vlerësues i Fakultetit dhe Këshilli i Fakultetit.
Sipas tij, aplikacionet kanë qëndruar 15 ditë në shqyrtim të hapur për opinionet dhe nuk kanë marrë vërejte sipas raportit të Fakultetit.
“Secilin rast, rektori, para se ta hudh në votim, i ka ftu anëtarët e Senatit që të shprehin opinionet e tyre. E ka hap debatin edhe ka kërku që kushdo që ka diçka, ndonjë çështje, ta merr fjalën. Në shumicën e rasteve nuk ka pasë të interesuar për debat. Ka pasë raste kur ka pasë kundërshtime edhe abstenime në propozimet e bëra. Këto lidhen kryesisht me rastet që senati, respektivisht propozimi i rektorit ka qenë të kthehen në fakultet për rishqyrtim”, ka thënë Sahiti.
Ndërsa, sa i përket cilësisë së punimeve të profesorëve që janë avancuar, prorektori ka thënë se është detyrë e komisionit të vlerësojë dhe se ata veprojnë në bazë të rregullores para se t’i emërojnë profesorët.
“Në rregullore parashihet që profesorët punimet e tyre t’i kenë të indeksuara në bazat akademike të caktuara. Ato baza janë specifiku në rregullore edhe nëse profesori i ka ba publikimet e veta, janë të indeksuara në ato baza akademike, ne nuk mund të kërkojmë më shumë jashtë rregullores. Çështja e numrit të publikimeve ma shumë apo më pak nuk ka ndonjë kufizim në të cilin na do të mund të thirreshim dhe t’i sanksiononim kandidatët”, ka thënë Sahiti.
Në mbledhjen e senatit të UP-së të mbajtur më 23 korrik, janë avancuar këta tetë profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike: Ahmet Shala, Azem Kyçyku, Mirlind Bruci, Naser Lajçi, Nehat Qehaja, Ramë Likaj, Rexhep Selimaj dhe Xhevat Berisha./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës