LAJMI I FUNDIT:

Profesorët në Maqedoni si administratorë, s’kanë punë dhe marrin rrogë

Profesorët në Maqedoni si administratorë, s’kanë punë dhe marrin rrogë

Paralelizmi që prej disa vitesh po vendoset mes profesorëve maqedonas të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov” në Shkup dhe administratorëve shqiptarë, të cilët rrinë e marrin rroga kot, nuk është thjesht një anekdotë, shkruan gazeta KOHA.

Në këtë shkollë të mesme, ku vite përpara paralelet në gjuhën maqedonase mbusheshin me nxënës shqiptarë, formimi i të ashtuquajturave paralele artificiale, është reduktuar dukshëm pasi është rritur ndjeshëm shkalla e vetëdijesimit të nxënësve dhe prindërve shqiptarë, për të mos lejuar një gjë të tillë.

Është shtuar edhe numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe që lejohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), mirëpo në këtë shkollë janë sot e kësaj dite dhjetëra profesorë maqedonas, të cilët realisht nuk kanë punë, por marrin roga. Për këtë ka lindur edhe krahasimi që u bëhet atyre me administratorët shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë punë reale, por marrin rrogë.


Shkaku që pjesa dërmuese e kuadrit maqedonas ka mbetur realisht pa punë në SHM “Cvetan Dimov”, ka të bëjë me zvogëlimin e paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase, për çka rrallë kush nga to ka fond të plotë të orëve. Edhe ato pak orë mësimi të cilat janë në gjuhën maqedonase, u shpërndahen profesorëve të cilët janë tre-katër herë më shumë se sa kërkesa reale për mbulimin e atyre paraleleve me kuadër mësimor.

Vitin që shkoi nuk u formua asnjë paralele maqedonase, pasi nuk kishte nxënës e, megjithatë, MASH ka caktuar që për vitin shkollor 2017/2018 të formohen dy paralele maqedonase. Një prej shkaqeve që ka çuar Komisionin shtetëror për regjistrimin e nxënësve të shkollave të mesme të propozojë formimin e dy paraleleve në këtë shkollë, është pikërisht problemi i profesorëve, respektivisht kujdesi që të njëjtët të mos humbin vendet e punës edhe pse realisht nuk ka punë për ta. Duke pasur të shënuar në Konkurs formimin e dy paraleleve, është me e lehtë mundësia e manipulimit me vendet e punës së profesorëve.

Konkretisht, gjatë planifikimit paraprak, ekziston mundësia që sistemimi i profesorëve të bëhet duke u mbështetur në kuadrin e nevojshëm për zhvillimin e mësimit për orët e nevojshme në dy paralele maqedonase, sado “fantome” qofshin ato paralele. Pas shtatorit, kur ato orë nuk ekzistojnë, sepse nuk ka paralele reale, profesorëve u shënohet sikur janë të angazhuar nëpër projekte të ndryshme arsimore që realizohen në shkollë. Disa prej tyre janë të angazhuar mësimdhënës në paralelet me mësim në gjuhën turke.

Në MASH, përcjell KOHA, thonë se nuk kanë informacione që në SHM “Cvetan Dimov” të ketë profesorë të cilët marrin rroga, edhe pse për ta nuk ka orë mësimi për të mbajtur. Mirëpo, nuk tregojnë as interesim për të dërguar në shkollë inspektorë, me qëllim të konstatimit të gjendjes reale. Për vitin e ardhshëm shkollor, MASH ka planifikuar që në SHM “Cvetan Dimov” të formohen 9 paralele me mësim në gjuhën shqipe, dy me mësim në gjuhën maqedonase dhe një me mësim në gjuhën turke.

Ndërkaq, më shumë paralele shqipe dhe më pak maqedonase ishin planifikuar me Propozim- konkursin e Qytetit të Shkupit. Nga MASH ishte kërkuar që në këtë shkollë të formohen 10 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 1 në gjuhën maqedonase. Mirëpo, ndodhin ajo që edhe nuk pritej nga MASH-i, pra zvogëlimi i numrit të paraleleve shqipe dhe rritja e numrit për paralelet maqedonase.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori