LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit “Kadare” për vitin 2023

Profesoresha Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit “Kadare” për vitin 2023

Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që e mori këtë vit (26. 2. 2023), Çmimin letrar “Kadare” për vitin 2023.

“Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë”, tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako.


Nurie Emrullai konkurroi me romanin “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar në vitin 2014.

Motivacioni i veprës fituese të këtij çmimi, sipas votimit unanim të jurisë, është si më poshtë: Dorëshkrimi i romanit “Duhet të jetë dashuria” i shkrimtares Nurie Emrullai nga Maqedonia e Veriut dalloi për gjetjet stilistikore dhe talentin, për t’i dhënë mikrokozmosit të saj, një frymë letërsie universale.

Çmimi “Kadare” është themeluar në vitin 2014 me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës dhe ka si mision inkurajimin e të shkruarit të letërsisë shqipe, përmes botimit dhe promovimit të veprës fituese, si dhe nxitjen e debatit për letërsinë shqipe. Tashmë ky çmim ka një gjeografi dhe listë impresionuese, duke filluar nga shkrimtarë që jetojnë dhe krijojnë në emigracion si, Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku, shkrimtarët nga Kosova, Musa Ramadani dhe Gani Mehmetaj, apo shkrimtarë të rinj si, Loer Kume nga Durrësi sikurse shkrimtarja e parë grua që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar 2022, Vera Bekteshi.

Gjeografia e çmimit plotësohet edhe me krijuesit nga Maqedonia e Veriut, ku jeton dhe krijon Nurie Emrullai. Laureatja e këtij viti është shkrimtare e re, e cila ka botuar disa libra ku spikatin librat me poezi botuar në shtëpinë botuese “Onufri”. Dy vëllimet e saj me poezi “Vargmale nën dhe”, si dhe “Në orën moderne të perëndive” spikatin dhe romani që tashmë fitoi Çmimin “Kadare” e kompleton profilin letrar të autores. Nurie Emrullai aktualisht është asistente në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës dhe doktorante për Letërsi, në Universitetin e Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori