LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha Latifi-Pupovci reagon sërish për sulmin fizik ndaj saj: Nuk ka dhunë, grusht e as plumb që më zmbraps nga parimet e mia

Profesoresha Latifi-Pupovci reagon sërish për sulmin fizik ndaj saj: Nuk ka dhunë, grusht e as plumb që më zmbraps nga parimet e mia

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Hatixhe Latifi – Pupovci ka reaguar sërish për sulmin fizik që i ndodhi asaj dje brenda ambienteve të fakultetit.

Latifi – Pupovci përmes një postimi në Facebook, i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen morale që po i japin, derisa ka shtuar se “nuk ka dhunë që më zmbraps nga parimet e mia, as grushti e as plumbi”.


“Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”. Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend”, ka shkruar Latifi – Pupovci.

Profesoresha u sulmua dje fizikisht nga gjinekologu Arsim Gashi. Ajo ka thënë se “ka qenë një sulm krejtësisht i papritur dhe i paprovokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”.

Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi
Lexo po ashtu Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar!

Ju garantoj,

Nuk ka dhunë që më zmbraps nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.

Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend. /Telegrafi/