LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha italiane “habiti” të gjithë me testamentin, 25 milionë euro ia la organizatave bamirëse – bënte një jetë modeste larg botës së të pasurve

Profesoresha italiane “habiti” të gjithë me testamentin, 25 milionë euro ia la organizatave bamirëse – bënte një jetë modeste larg botës së të pasurve

Profesoresha e letërsisë nga Genoa e Italisë, Marisa Kavana, ka lënë një testament – ku në të thuhet se 25 milionë euro ia ka dedikuar organizatave të ndryshme bamirëse.

Ajo ndërroi jetë në moshën 96-vjeçe, kurse në testament ka precizuar se si të ndahet pasuria që ajo la pas vetes, transmeton Telegrafi.

Kavana kishte menduar për gjithçka para vdekjes, madje kishte lënë një video me të cilën përshëndetet nga miqtë dhe ish-nxënësit e saj.

Shuma të majme të parave i ka lënë organizatës “Amnesty International”, spitaleve në Genoa, Fondit për hulumtimin e sëmundjeve malinje, organizatës joqeveritare “Miqtë pa kufij” si dhe organizatës “Save the Children” që merret ekskluzivisht me mbrojtjen e fëmijëve.

Kavana kurrë nuk ishte martuar, kishte bërë një jetë modeste larg botës moderne dhe asaj të pasurve – e deri para se të pensionohej kishte punuar si profesoreshë e letërsisë në një shkollë të mesme.

Vilën që kishte jetuar, vlera e të cilës kap shumën e rreth tre milionë eurove, sipas testamentit do të shëtitet e para e mbledhura do të ndahen për qëllim humanitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori