LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Edhe Rugova e dinte se Çakorri është pjesë e Kosovës

Isufi: Edhe Rugova e dinte se Çakorri është pjesë e Kosovës

Profesori universitar, Florim Isufi, ka publikuar një hartë të re, për të mbështetur tezën se me marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të vitit 2015 Kosova humbet territor.

Harta është prodhim i Qendrës për Informim të Kosovës dhe në të Çakorri, bashkë me territore tjera, në total 8200 hektarë, paraqiten në kuadër të territorit të Kosovës.


Ky është postimi i plotë i Isufit në Facebook:

“Kufiri i Kosovës sipas Ibrahim Rugovës dhe Enver Malokut

Të dashur miq

Në vend të reagimeve ndaj deklaratave ku përmenden edhe emrat tonë, po ofrojmë edhe një fakt hartografik.

Kosova ka kaluar nëpër kohë shumë të vështira. Kohët më të vështira ishin pas suprimimit të autonomisë së KSA të Kosovës në vitin 1989. Edhe atëherë kishte struktura profesionale dhe politike që deklaronin se Kosova nuk humbë asgjë me ndërrime kushtetuese. Në periudhën 1989/1999 përveç problemeve të shumta politike dhe të sigurisë kishte edhe aktivitete për identifikimin dhe përcaktimin e tërësisë territoriale të Kosovës. Për një aktivitet të tillë u interesua kryetari i asaj kohe Dr. Ibrahim Rugova përmes QIK-ut (Qendra për informim e Kosovës). QIK-u udhëhiqej nga Enver Maloku. Këta të dy në vitin 1997 sponsorizuan dhe publikuan hartën e Kosovës me vijën kufitare të delimitimit të vitit 1945/46. Në këtë hartë brenda kufijve të Kosovës është edhe territori prej 8200 ha që sipas marrëveshjes së vitit 2015 do të kalojë nën kontrollin e Malit të Zi.

A do të thotë kjo, se kryetari i parë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe udhëheqësi i QIK-ut Enver Maloku kishin gabuar kur kishin publikuar në atë kohë hartën e Kosovës me kufij tjerë nga këta të marrëveshjes së vitit 2015. F.I. & SH.B”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori