LAJMI I FUNDIT:

Profesionet e rrezikshme për shëndetin: A është edhe profesioni juaj midis tyre?

Profesionet e rrezikshme për shëndetin: A është edhe profesioni juaj midis tyre?

Ritmi i çrregullt i jetës çon deri në çrregullimin e metabolizmit, mungesën e energjisë, rënien e imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.

Se cilat profesione ndikojnë më rrezikshëm se të tjerat në shëndet kanë hulumtuar shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Rezultatet do t’ju befasojnë.


Më të rrezikuarit janë ndërtimtarët. Tek ata, për shkak të natyrës së punës, shfaqen sëmundjet e organeve respiratore, më së shpeshti asbestoza.

Pra, te personat, puna e të cilëve ushtrohet duke qëndruar në këmbë: kamerierët, sekretaret apo profesorët, shfaqet artriti i shputave të këmbëve, ndërkaq tek ata të cilët punojnë me ndërresa – shfaqet çrregullimi i gjumit, transmeton Telegrafi.

Ndërresat e natës gjithashtu nuk janë të mira për organizmin.

Ritmi i jetës së parregullt çon në çrregullim të metabolizmit, mungesë të energjisë, rënie të imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.

Te njerëzit të cilët punojnë jashtë orarit të rregullt të punës (posaçërisht te ata të cilët punojnë 11 orë e më shumë) ekziston rreziku i shfaqjes së depresionit.

Ky çrregullim psikik mund t’i përfshijë edhe ata të cilët punojnë në profesionin e infermierit. 11 për qind e tyre kanë pasur formë të rëndë të depresionit të shkaktuar nga fakti i pafuqisë që t’i ndihmojnë personit për të cilët kujdesen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori