LAJMI I FUNDIT:

Profecia e Ancelottit që e ‘detyroi’ Perezin t’ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës – Marca del me prapaskenat e Valdebebas

Profecia e Ancelottit që e ‘detyroi’ Perezin t’ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës – Marca del me prapaskenat e Valdebebas

Real Madrid përfundoi një sezon të paharrueshëm duke mundur Liverpoolin për të fituar Ligën e Kampionëve të shtunën mbrëma.

Carlo Ancelotti ishte edhe një herë truri i triumfit të skuadrës së tij, pasi ai i udhëhoqi ata drejt trofeut të tretë të sezonit.

Trofeu i parë erdhi me fitoren e Superkupës së Spanjës në janar, përpara se të siguronte titullin e La Ligës më 30 prill.


“Salah foli shumë para lojës, në fund këngëtarja pati paraqitje më të mirë” – Carvajal nuk kursen egjiptianin
Lexo po ashtu “Salah foli shumë para lojës, në fund këngëtarja pati paraqitje më të mirë” – Carvajal nuk kursen egjiptianin

Ka pasur një numër ulje-ngritjesh gjatë rrugës, më së shumti humbja 4-0 në El Clasico në shtëpi ndaj Barcelonës në mars.

Kjo disfatë mund të kishte prishur sezonin e Los Blancos, veçanërisht duke pasur parasysh mënyrën në të cilën Barcelona performoi atë natë.

Megjithatë, klubi e rifitoi shpejt qetësinë dhe vetëbesimin, falë edhe një herë Ancelottit.

Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?
Lexo po ashtu Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?

Trajneri italian u takua me Florentino Perez në Valdebebas në ditët pas humbjes dhe MARCA zbuloi detajet e kësaj bisede.

Ancelotti deklaroi besimin e tij të palëkundur te lojtarët e tij, ai foli për atë që duhej për sezonin e ardhshëm, përpara se t’i bënte një profeci presidentit të klubit.

“Relaksohu Presi, ne do të fitojmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”, kishte thënë ai.

Zhduket tifozi i Liverpoolit, babai i dy fëmijëve - familja e alarmuar del me apel për ndihmë
Lexo po ashtu Zhduket tifozi i Liverpoolit, babai i dy fëmijëve - familja e alarmuar del me apel për ndihmë

Presidenti i klubit u ndje i sigurt nga fjalët dhe puna e trajnerit italian dhe u bind se profecia e tij do të përmbushej.

Që nga ajo humbje, Real Madridi fitoi titullin e La Ligës me katër ndeshje të mbetura, me humbjen ndaj Atletico Madridit kur titulli ishte siguruar tashmë.

Ata eliminuan gjithashtu Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin, të cilat janë tre skuadrat më të mira në Ligën Premier, për të përfunduar një sezon të mrekullueshëm me titullin e tyre të 14-të të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori