LAJMI I FUNDIT:

Prof. Dr. Latifi viziton spitalin Montevideo-Uruguai, i themeluar para 235 vjetësh, diskutoi bashkëpunimin me Kosovën

Prof. Dr. Latifi viziton spitalin Montevideo-Uruguai, i themeluar para 235 vjetësh, diskutoi bashkëpunimin me Kosovën

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar spitalin 235 vjeçar të vjetër “Maciel Hospital”, në Montevideo, të Uruguait

Dr. Rifat Latifi u pritë nga drejtori i këtij spitali Prof. Dr. Gerardo Eguren, nga kryetari i Departamentit të Kirurgjisë, Prof. Luiz Russo, dhe Prof. Dr. Fernando Machado kirurg i Përgjithshëm dhe i Traumës, dhe ish-shef i Kirurgjisë së Urgjencës në këtë spital.


Dr. Russo dhe Dr. Machado, bashkë me Dr. Latifin, vizituan gjithë spitalin në fjalë, i cili është spitali më i vjetër publik në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo i themeluar në 1724 nga një ushtar spanjoll, Bruno Mauricio de Zabala. Ndërtesa e spitalit kombinon arkitekturën e vjetër që ruhet me xhelozi, ndërsa pajisjet e reja moderne  ofrojnë kujdes të jashtëzakonshëm kirurgjik dhe mjekësor, veçanërisht në sektorin e traumës, emergjencës dhe disiplinat e tjera klinike.

Ata diskutua për një sërë mundësish për bashkëpunim në mes të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe spitalit të shquar “Maciel Hospital”, duke përfshirë hulumtimin, shkëmbimin e fakulteteve dhe vizitat ndërmjet dy institucioneve.

Prof. Dr. Latifi, i ftoi bashkëbiseduesit që të marrin pjesë në Kongresin e Katërt Klinik që do të mbahet në vitin 2024.

Po këtë ditë Prof. Dr. Rifat Latifi, pati edhe një takim pune me Prof. Dr. Fernando Machado, dhe Presidentin e Shoqatës Kirurgjike të Uruguait dhe Kolegjin Amerikan të Kirurgëve Dr. Roberto Taruselli, dhe me Presidentin e ardhshëm të kësaj shoqërie kirurgjikale 100 vjeçare, Dr. Claudia Barreiro.

Në këtë takim u diskutua për format të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Shoqatës Kirurgjike të Uruguait. Më rëndësi të theksohet se në këtë takim të gjithë u pajtuan se më shumë rëndësi të ketë bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori