LAJMI I FUNDIT:

ProductTank Prishtina: Një produkt që hulumton ofertën më të mirë në treg për kredi, Trekandi.com

ProductTank Prishtina: Një produkt që hulumton ofertën më të mirë në treg për kredi, Trekandi.com

ProductTank përbën një komunitet të zhvilluesve të produkteve që ka shtrirje në më shumë se 100 vende të botës. Ky komunitet deri më tash numëron më shumë se 50,000 pjesëmarrës. Qëllimi i ProductTank është të mbledhë zhvillues të produkteve në takime të vazhdueshme ku diskutohet rreth menaxhimit të produkteve, implementimit apo dizajnimit të tyre, sfidave në implementimin e suksesshëm të produkteve, apo edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Pjesë e ProductTank është edhe komuniteti i zhvilluesve të produkteve në kuadër të ProdutTank Prishtina. Informata të detajuara në lidhje me ProductTank Prishtina mund të gjeni KËTU.

Në vazhdën e takimeve të zhvilluesve të produkteve edhe këtë herë nën organizimin e Kolegjit Universum, ProductTank Prishtina organizoi takimin e radhës të zhvilluesve të produkteve. Në këtë takim folës ishte Jetmir Halimi, CEO dhe themelues i Trekandi.com.

Jetmir Halimi, si shtetas zviceran, ka përfunduar studimet baçelor në Busines Administration. Si themelues dhe CEO në Trekandi, ai ka gërshetuar përvojnë e tij 9 vjeçare në sektorin financiar në Investment Banking dhe Global Risk Management në banka zvicerane, në implementimin e një platforme për hulumtimin e ofertave më të mira që ju ofrojnë bankat në Kosovë për kredi. Jetmiri po ashtu ka përvojë në menaxhimin e polisës së sigurimit në kompaninë e njohur Zurich Financial Services SA.

Në ProductTank Prishtina Jetmiri demostroi produktin e implementuar, dhe tregoi rreth sfidave apo vështirësive që ka hasur në Kosovë për implementimin e produktit. Për më shumë në këtë takim është diskutuar rreth mënyrave të ndryshme të qasjes për të zhvilluar një produkt, si duhet konsultuar me përdoruesit së pari dhe më pas të kalohet në implementim konkret të produktit.

Artikull i sponzorizuar