LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi industrial i Maqedonisë shënon rënie

Prodhimi industrial i Maqedonisë shënon rënie

Prodhimi industrial në muajin tetor të këtij viti ka shënuar rënie prej 3.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por periudha janar – tetor, 2016, ka shënuar rritje prej 4.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), rënie ka në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve (0.8%), industria e përpunimit (4.5%).


Vetëm në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim, është shënuar rritje prej 10.5%./Telegrafi/