LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i Ford Falcon mund të fillojë si version elektrik

Prodhimi i Ford Falcon mund të fillojë si version elektrik

Dëshmitë e shfaqura së fundmi sugjerojnë se emri i Ford Falcon mund të “ringjallet” përfundimisht.

Sipas faqes së internetit Ford Authorityn në maj, Ford paraqiti një aplikim për markën tregtare për emrin Falcon në Meksikë – dhe mund të caktohet për një model elektrik të ardhshëm.


Ndërsa kompania thjesht mund të mbronte emrin nga konkurrentët, në shtator 2021, burime “të njohura me planet e produktit të prodhuesit të veturave” thanë se Ford do të fokusohej në “vetura ikonë dhe komerciale” si pjesë e planet e saj të veturave elektrike, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

“Blue Oval” gjithashtu ka patentuar edhe disa emra të tjerë ikonë kohëve të fundit, duke përfshirë edhe Model T, Capri, Cortina dhe Escort.

Nuk është e qartë në këtë fazë nëse emri Falcon po rezervohet si pjesë e portfolios së saj të ardhshme të veturave elektrike, apo nëse kompania thjesht po shikon në të kaluarën e saj për të emëruar një model me benzinë.

I lindur nga një model i Amerikës së Veriut, Ford Falcon u adoptua shpejt nga tregu ndërkombëtar, me prodhimin që zgjati nga viti 1960 deri në 2016 – dhe ishte gjysma e një rivaliteti të ashpër dekadash me Holden Commodore. /Telegrafi/