Procesi zgjedhor në Maqedoni do të ndikojë në vendimin e BE-së për hapjen e negociatave
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të kenë rëndësi të veçantë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian këtë pranverë, vlerësojnë njohësit e çështjeve të jashtme.
Profesori universitar, Jusuf Zejneli thekson se programet e partive politike bashkë me cilësinë e kandidatëve në listat zgjedhore do të ndikojnë në epilogun e Samitit të Zagrebit në maj, përkatësisht nëse BE-ja do t’i jep ose jo vendit dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të zhvillohen në vendin tonë sigurisht se do të kenë impakt, rëndësi të veçantë edhe në sferën e integrimeve, përkatësisht në mundësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe konkretisht edhe ndikim të veçantë në Samitin e radhës që pritet të zhvillohet në Zagreb. E gjithë kjo do të shfaqet së pari duke filluar nga cilësia e programit të cilin do ta hartojnë dhe promovojnë para qytetarëve partitë politike. Së dyti, do të shfaqet përmes përbërjes, strukturës së listës së kandidatëve për deputetë se sa ato do të jenë garantë në kuadër të cilësisë së tyre, sa do të dëshmojnë se ato mund ta zbatojnë të njëjtin program”, tha Jusuf Zejneli.
Sipas Zejnelit, është koha e fundit që partitë politike të hartojnë edhe metodologjitë e veçanta, me të cilat të parashikojnë me përpikëri zbatimin e programeve pas ardhjes eventuale në pushtet. Shton se është thelbësore që të gjitha partitë politike të angazhohen për shndërrimin e administratës publike në servis real dhe preofesional për qytetarët.
“Mund të flasim tërë ditën apo gjithë fushatën parazgjedhore për reforma në sistemin gjyqësor, administrativ, krijimin e kuadrove profesionale, por në fakt në rast se nuk hartohet një metodologji e veçantë, e cila shpesh herë mungon, atëherë nuk do të ketë një shpresë reale edhe për sferën e integrimit”, tha Jusuf Zejneli.
Ndonëse vitin e kaluar, Franca kishte bllokuar hapjen e negociatave kryesisht për shkak të reformimit të metodologjisë së zgjerimit të BE-së, Brukseli ka inkurajuar Shkupin të vazhdojë me “detyrat e shtëpisë”. Krerët e institucioneve kryesore të BE-së, përfshirë edhe kryeministrin kroat, Plenkoviç vendi i të cilit kryeson me Unionin, janë zotuar se shtetet anëtare do të arrijnë kompromis për zgjerimin dhe se në Samitin e majit do të fillojnë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=tKehehZUgEs&feature=emb_title
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!