LAJMI I FUNDIT:

Problemet shëndetësore nga helikobakteri – cila është analiza më e saktë për diagnostikim na tregon mikrobiologia

Problemet shëndetësore nga helikobakteri – cila është analiza më e saktë për diagnostikim na tregon mikrobiologia

Megjithëse në vendet e zhvilluara është çrrënjosur, shumë persona në Kosovë kanë probleme shëndetësore nga prania e helikobakterit (Helicobacter Pylori).

Mikrobiologia Donjeta Pllana Hajdari në një podcast në Telegrafi.com tregon se për diagnostikimin e helikobaketrit janë disa metoda, disa analiza që bëhen, si ajo përmes frymëmarrjes, fecesit, pastaj ajo e kultivimit, etj.


Por, cila prej këtyre preferohet apo është më e saktë?

“Kjo është përzgjedhje e specialistit varësisht qysh e sheh situatën. Mirëpo, helikobakteri në vendet e zhvilluara pothuajse është ç’rrënjosur për shkak të kushteve të mira të higjienës dhe preventivës së mirë, por tek ne është ende i pranishëm”, tha ajo.

Pse marrin më shumë kohë strishot e fytit e hundës? Mikrobiologia Pllana na tregon sa ditë duhet pritur për ri-testim pas marrjes së antibiotikëve
Lexo po ashtu Pse marrin më shumë kohë strishot e fytit e hundës? Mikrobiologia Pllana na tregon sa ditë duhet pritur për ri-testim pas marrjes së antibiotikëve

Pllana-Hajdari tregon se janë disa forma të mira të diagnostikimit.

“E para është me frymëmarrje, testi është i lehtë dhe nuk e rëndon aspak pacientin”, tha ajo.

Sipas saj, brenda pak minutave dihet nëse pacienti e ka prezentë helikobakterin, mirëpo ky test është i kushtueshëm.

Analiza tjetër që tregon praninë e helikobakterit është përmes analizës së fecesit, por sipas saj, kjo metodë nuk pëlqehet shumë nga qytetarët.

“Tjetër metodë është ajo e kultivimit… që është 100 për qind senzitive…Është një metodë që duhet të merret biopsia e mukozës së lukthi dhe bëhet vetëm nëse mjeku e vlerëson pasi metoda e marrjes së mostrës është më e rëndë për pacientin…”, tha ajo.

Sipas saj, metoda përmes frymëmarrjes dhe ajo me feces janë super të mira për të diagnostikuar praninë e helikobakterit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori