Megjithëse në vendet e zhvilluara është çrrënjosur, shumë persona në Kosovë kanë probleme shëndetësore nga prania e helikobakterit (Helicobacter Pylori).

Mikrobiologia Donjeta Pllana Hajdari në një podcast në Telegrafi.com tregon se për diagnostikimin e helikobaketrit janë disa metoda, disa analiza që bëhen, si ajo përmes frymëmarrjes, fecesit, pastaj ajo e kultivimit, etj.


Por, cila prej këtyre preferohet apo është më e saktë?

“Kjo është përzgjedhje e specialistit varësisht qysh e sheh situatën. Mirëpo, helikobakteri në vendet e zhvilluara pothuajse është ç’rrënjosur për shkak të kushteve të mira të higjienës dhe preventivës së mirë, por tek ne është ende i pranishëm”, tha ajo.

Pllana-Hajdari tregon se janë disa forma të mira të diagnostikimit.

“E para është me frymëmarrje, testi është i lehtë dhe nuk e rëndon aspak pacientin”, tha ajo.

Sipas saj, brenda pak minutave dihet nëse pacienti e ka prezentë helikobakterin, mirëpo ky test është i kushtueshëm.

Analiza tjetër që tregon praninë e helikobakterit është përmes analizës së fecesit, por sipas saj, kjo metodë nuk pëlqehet shumë nga qytetarët.

“Tjetër metodë është ajo e kultivimit... që është 100 për qind senzitive...Është një metodë që duhet të merret biopsia e mukozës së lukthi dhe bëhet vetëm nëse mjeku e vlerëson pasi metoda e marrjes së mostrës është më e rëndë për pacientin...”, tha ajo.

Sipas saj, metoda përmes frymëmarrjes dhe ajo me feces janë super të mira për të diagnostikuar praninë e helikobakterit. /Telegrafi/