LAJMI I FUNDIT:

Problemet me ereksion: Pesë arsyet pse po keni vështirësi në shtrat

Problemet me ereksion: Pesë arsyet pse po keni vështirësi në shtrat

Thuajse të gjithë meshkujt do të vuajnë nga problemet me ereksion në ndonjë fazë të jetës së tyre.

Disfunksioni erektil, njohur ndryshe si impotenca, është paaftësia për të pasur ose për ta mirëmbajtur ereksionin mjaftueshëm sa për të kryer seks, transmeton Telegrafi.


Rreziku për këtë sëmundje rritet me moshën, ku 22% e meshkujve mbi moshën 60-vjeçare dhe 30% e meshkujve mbi moshën 70-vjeçare kanë probleme të tilla.

Por, këto probleme nuk janë gjithmonë si pasojë e moshës, pasi që shkaktarët mund të jenë edhe fizik apo psikologjik.

Më poshtë i keni disa prej arsyeve kryesore se përse mund të jeni duke përjetuar probleme të tilla.

Problemet mjekësore

Sëmundjet e ndryshme, siç janë ato të zemrës, shpeshherë mund të jenë shkaktari i problemeve me ereksion.

Problemet tjera mjekësore që mund të ndikojnë në ereksion janë diabeti, sëmundjet e veshkave, etj.

Stresi emocional

Problemet brenda lidhjes mund të jenë shkaktar të stresit dhe stresi shpie në probleme në shtrat.

Depresioni, ankthi, vetëbesimi i ulët, frika nga dështimi seksual, etj. janë po ashtu faktorë kontribuues.

Medikamentet

Medikamentet e caktuara e vështirësojnë ereksionin, siç janë antidepresantët apo ilaçet e shtypjes së gjakut.

Stili i jetesës

Konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe drogat janë po ashtu shkaktarë të problemeve me ereksion.

Sidoqoftë, konsumimi i flavonoideve, si boronicat, e ulin rrezikun e disfunksionit erektil.

Lëndimet fizike

Ushtrimet janë të mahnitshme për shëndetin, por çdo lloj lëndimi në pjesën e poshtme të trupit mund të shkaktojë probleme me ereksion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori