Është e pamundur të futeni në botën e dashurisë dhe të mos keni probleme të vogla apo serioze

Përderisa këto shenja të “vogla” nuk do të thonë që patjetër lidhjes po i vjen fundi, prapëseprapë është mirë t’ju kushtoni vëmendje sepse mund t’ua përcaktojnë të ardhmen tuaj si çift, transmeton Telegrafi.


Gjithmonë i dërgoni mesazhe e para

Kjo do të thotë gjithmonë! Sigurisht ai ndoshta iu përgjigjet gjithmonë kur filloni bisedën, por nëse ju nuk e kishit filluar bisedën, a do të kishte ndodhur kjo?

Nuk bëjnë fotografi me ju

Disa njerëzve thjesht nuk u pëlqejnë fotografitë, dhe kjo është në rregull! Por, nëse Facebook i partnerit tuaj është i mbushur me fotografi të jetës së tij, por ai asnjëherë nuk bën fotografi me ju, atëherë keni kujdes.

1 grWXYBCqVjQHmQAyVLl1Ug

Nuk janë aq të ndjeshëm fizikisht si dikur....

Komforti në një lidhje do të thotë se ndjesia e një gjëje të re fillon të zhduket, e kjo do të thotë se mund të bëni seks çdo moment pa e pasur ndjenjën se është diçka shumë emocionuese që po ndodh për herë të parë.

Sidoqoftë, nëse partneri nuk ndjehet më aq i joshur fizikisht nga ju, atëherë kjo mund të thotë se nuk e tërhiqni më seksualisht, gjë që nuk është aq e lakmueshme.

Asnjëherë nuk i bën ai planet

Kur dilni për qejf dhe bëni gjëra argëtuese gjithë kohën, shpejt vjen në mendje se jeni e vetmja që po i orkestron këto.

Përderisa kjo mund të jetë sepse të njohin se keni ide të mahnitshme, ndoshta është më mirë t’ju sugjeroni të provojnë ata diçka në takimin e ardhshëm. /Telegrafi/