LAJMI I FUNDIT:

Probleme me lagështinë në institucionet arsimore në Ohër (Video)

Probleme me lagështinë në institucionet arsimore në Ohër (Video)

Një pjesë e çatisë, e sapo rinovuar e çerdhes ”Jasnas Ristevska” në Ohër, pikon. Nga fotoja e dërguar nga prindërit, shihen kova plastike të vendosura nëpër vendet ku pikon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, ekipi i Alsat-M nuk u lejua që të filmojë objektin, ndërpsa prindërit kërkojnë që të flasin para kamerave, kurse drejtoresha Roze Kosteska nuk u është përgjigjur gazetarëve, në lidhje me gjendjen në këtë çerdhe. Ajo ka thënë se nuk ndodhet në Ohër për momentin.


Probleme të ngjashme infrastrukturore ka edhe shkolla fillore ”Grigor Përliçev”. Kryetari i këshillit të prindërve, Marko Spaseski tha se ”jemi shumë të shqetësuar. Pikojnë klasat, tavanet janë të lagur, diku më shumë e diku më pak.”

Drejtoresha e kësaj shkolle, Silvija Mojsoska thotë se në javën e ardhshme do të bëhet kontrolli teknik i çatisë dhe nëse ka lëshime, nuk do të firmoset përfundimi i punimeve./Telegrafi/