LAJMI I FUNDIT:

Pritet të zyrtarizohen postet e nivelit të dytë dhe të tretë në qeverisjen e re të Maqedonisë (Video)

Pritet të zyrtarizohen postet e nivelit të dytë dhe të tretë në qeverisjen e re të Maqedonisë (Video)

Sonte në orët e vona të darkës pritet që zyrtarizohen edhe dikasteret e eshalonit të dytë dhe të tretë që do t’ju takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, si dhe emrat e funksionarëve që do të ulen në to, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LR-PDSH-ja kanë konfirmuar sot se kjo parti do të ketë dy zëvendës ministra dhe dy sekretarë shtetërorë, ndërsa nuk është precizuar ende numri i drejtorive. Aleanca për Shqiptarët do të ketë zëvendës-ministër të transportit dhe lidhjeve si dhe zëvendës ministër për punë dhe politikë sociale. Nga dy sekretarët këtij koalicioni i ka takuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësinë, ndërsa ende nuk është precizuar ministrja e dytë ku do të delegojnë sekretar shtetëror.


Të pyetur për emrat e funksionarëve që do të zgjidhen në këto detyra, nga partia e Ziadin Selës, thanë se nuk ka një vendim. Të gjithë emrat që qarkullojnë këto ditë në opinion dhe portale, nga kjo parti i kanë vlerësuar si liferime mediatike dhe thonë se nuk ka asgjë të saktë në to.

“Emrat e zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëror do të caktohen në mbledhjen që do të mbahet sonte dhe më pas të njëjtët do të publikohen në formë zyrtare”, thanë për televizionin Shenja nga LR-PDSH-ja.

Gjithashtu pritet që në mbledhjen e sontme të definohen edhe drejtoritë me të cilat do të udhëheqin kuadro të partive që janë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Nga BDI-ja nuk ka asnjë informatë zyrtare, por jozyrtarisht mësohet se edhe kjo parti sonte do të vendos për dikasterët dhe funksionarët në eshalonin e dytë dhe të tretë.

BDI-ja në Qeverinë e re do të ketë katër zëvendës ministra edhe atë: Zv/ministër i Punëve të Brendshme, Zv/ministër i Arsimit, Zv/ministër i Mbrojtjes, Zv/ministër i Financave, si dhe katër sekretarë shtetëror për të cilët ende nuk dihet se në cilin resor do të jenë. Për shkak të ndarjes me partnerin tjetër shqiptar të koalicionit, deri në çastet e fundit mbetet i paqartë edhe numri i drejtorive që do t’i takojnë BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori