Partitë në koalicionin qeverisës vazhdojnë të gjejnë forma të mundshme për mbijetesën e tyre si pjesë e të njëjtin koalicion, por gjithashtu edhe për t’i kënaqur të gjitha nevojat dhe interesat e tyre në pozita. Një gjë është e qartë tashmë, se Aleanca do të mbetet pjesë e koalicionit, por ALSAT mëson se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës. Po ashtu, kjo duket si forma më e qartë e LSDM-së dhe BDI-së për marrjen e postit të Shëndetësisë nga Aleanca. Si dikaster, Shëndetësia thuajse nuk ka gjasa të jetë as në dorë të BDI-së por vetëm se të LSDM-së e cila synon të zhvillojë mjaft reforma, duke qenë se kjo fushë është ndër më të mjerueshmet në vend.
Nga ana tjetër, as BDI nuk ishte e kënaqur që Shëndetësia të mbetej në duart e Selës, madje kishte zëra se partia e Ahmetit nuk do ta votonte në qeveri propozimin e ri të Aleancës, veçanërisht pasi Sela lëshoi akuza të rënda ndaj liderit të BDI-së për atentat në natën e 27 prillit në Kuvend. Nga Aleanca gjithsesi këmbëngulin për resorin e Shëndetësisë, por nuk e përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të saj, vetëm me një ministri të të njëjtës peshë, sikurse Arsimi apo Drejtësia. Në bisedimet për qeverinë, deri tani e betonuar mbetet vetëm ministria e Pushtetit Lokal që vazhdon t’i mbetet Vesel Memedit. Nga ana tjetër, ALSAT mëson se në kuadër të modaliteteve që kërkohen për këtë reformim qeveritar pas zgjedhor, nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit të firmave të lidhura mes ministrave e zv/ministrave, në resorë të caktuar, të cilët janë jetik jo vetëm për ecurinë e reformave por edhe për zhvillimin dhe barazimin ndëretnik të shoqërisë.
Ende nuk ka moment të qartë nga kjo lëvizje, por gjithsesi, ALSAT mëson se të gjitha mundësitë janë të hapura, për koordinim më të mirë. Modaliteti i firmave të lidhurave, i provuar gjatë qeverisë që doli nga Marrëveshja e Përzhinës, nuk ishte treguar aq i frytshëm, për shkak të bllokimeve të shpeshta mes ministrave dhe zv/ministrave të asaj kohe, LSDM e OBRM, megjithatë partnerët qeveritar të tanishëm shohin një unifikim mes tyre, që ky modalitet të funksionojë. Në kuadër të reformimit të mundshëm qeveritar, përflitet që ministria e Drejtësisë, si një nga resorët me më shumë punë në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, të kalojë në duart e LSDM-së, me ndonjë shkëmbim tjetër ministror me BDI-në.
Megjithatë, edhe kjo mundësi është ende në fazën e diskutimeve të brendshme mes partnerëve. ALSAT mëson se bisedimet për reformim do të kërkojnë edhe pak ditë, dhe në mbrëmje partitë pritet të kenë analiza të brendshme për të sheshuar kërkesat dhe interesat e tyre. Qëllimi i reformimit, siç mëson ALSAT është kristalizimi i një kabineti më efikas në ato dikastere që do të jenë pikat nevralgjike të ecurisë së Maqedonisë në fushën e reformave, të nevojshme që në muajin shkurt, Maqedonia të marrë doemos rekomandimin nga ana e BE-së për hapjen e negociatave./Alsat-M/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City