Prisnin dru në Parkun Nacional Sharri, 15 të arrestuar nga Policia në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndërmarrë një operacion kundër prerjes së pyjeve në Parkun Nacional Sharri.
Basri Shabani, drejtor i policisë për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se në dy aksione të ndara janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 15 persona.
Në disa lokacione Policia e Kosovës ka bastisur dhe gjatë kësaj kohe janë arrestuar këta persona të dyshuar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 18.11.2021 duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit , nga sektori i hetimeve rajonale në bashkëpunim dhe në përkrahje dhe asistencë nga njësia e reagimit të shpejtë dhe njësitet patrulluese në terren ka filluar të zbatojë planin operativ ‘Sharri 2021’. Në kuadër të këtij plani operativ janë ndërmarrë një seri veprimesh në parandalim dhe zbulim të kryesve të veprës penale të shkretimit të pyjeve dhe vjedhjeve të pyjeve në Parkun Nacional Sharri. Në dy lokacione të Parkut Nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru”, ka thënë Shabani.
Më tutje Shabani njoftoi se tetë persona të tjerë pas intervistimit nga prokurorja e rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
Megjithatë, Shabani njoftoi se hetimi ndaj tyre do të vazhdojë.
“Në të njëjtën kohë në pesë lokacione në fshatin Ivar në dy lokacione, Rakaj, Dubravë dhe Sllatinë janë kontrolluar pasi të njëjti dyshohet se për një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional me prerjen e drunjtëve. Këta persona kanë qenë nën hetim që një kohë të gjatë. Në këtë operacion janë arrestuar pesë persona të cilët me urdhër të prokurorisë janë ndaluar për 48 orë”, tha Shabani.
Ai tha po ashtu se “Personat e dërguar në mbajtje janë Sh.L. viti i lindjes 1995, fshati Ivaj Kaçanik, N.L. viti i lindjen 1987, fshati Ivaj në Kaçanik, E.Sh. i lindur më 1983, fshati Sllatinë në Kaçanik, B.R. i lindur në vitin 1992 në Kaçanik dhe G.S i lindur më datë 1987 në Kaçanik. Ndërsa tetë persona të tjerë që janë shoqëruar në stacionin policor janë liruar në procedurë të rregullt, por se hetimi ndaj tyre do të vazhdojë”, ka thënë më tutje ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Të përfshirë në tendera, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor me urdhër të SPAK

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania