Një punëtorë në Prishtinë ka rënë nga objekti ky po kryheshin punime.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Lagjen Kalabria në Prishtinë, derisa punëtori ka rënë nga kati i 4 i ndërtesës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se i lënduar është një 44 vjeçar i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci./Telegrafi/

Reklama