LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 16° cloudy

Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti

Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti

Reshjet e shiut pasditen e së martës, kanë shkaktuar telashe në kryeqytet.

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.

Në disa fotografi dhe video që janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihen rruga “B”, rruga “Rasim Kiqina” në lagjen Taslixhe, dhe rrugë të tjera të mbuluar nga ujërat atmosferike.


Duhet theksuar se Prishtina vazhdimisht ballafaqohet me probleme pas shirave.

Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.

Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.

Sipas meteorologëve, në Kosovë mot kryesisht me vransira dhe reshjes shiu kohëpaskohe parashihen edhe ditën e mërkurë, me temperatura ndërmjet 16C e 18C.

Të enjten, do të ketë mot me intervale me diell e po ashtu me vransira, vende-vende me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Nga dita e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje deri në 23C.

Të shtunën deri temperaturat do të shkojnë deri në 25C e 26C./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori