Lincoln Red Imps është kundërshtari i Prishtinës në ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës për sezonin 2020/2021.

Sot (e martë) me fillim nga ora 18:00 në Stadiumin Victoria në Gjibraltar, kryeqytetasit luajnë përballë nikoqirit të kësaj sfide.


Drejtësinë do ta ndajnë katër gjyqtarë skocezë, ndërsa ekipi fitues do të përballet me skuadrën Union nga Luksemburgu.

118168019 1706101122878597 688755917142394956 n

Bardhekaltrit arritën në Gjibraltar të hënën, ndërsa me të arritur në Aeroportin e atij shteti, i tërë kontingjenti, duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit, iu kanë nënshtruar testeve për COVID-19.

Rezultatet e testeve ende nuk kanë arritur dhe klubi bardhëekaltër vazhdojnë të mbesin në pritje.

117856335 10159218218488538 3774593281273651551 n 1

Në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina përfundoi e katërta në tabelë, ndërsa garat evropiane i siguroi si fituese e Kupës së Kosovës (përballë Ballkanit). /Telegrafi/

telegrafi sport app