LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mbetet e pamposhtur në Superligën e Femrave

Prishtina mbetet e pamposhtur në Superligën e Femrave
(Foto: basketbolli.com)

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Femrave, duke regjistruar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara për të qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Vashat prishtinase fituan ndaj Trepçës si mysafir me rezultat 56-72, ndërsa skuadra mitrovicase ka një fitore dhe pesë humbje.

Te mitrovicaset u dallua Tasharra Jeffries me 33 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prishtinaset Sarah Mgbeike me 11 pikë e 15 kërcime.


Kampionia e Kosovës, Penza nuk e kishte shumë vështirë ndaj Vëllaznimit në udhëtim, duke fituar me shifrat 55-109.

Vashat pejane kanë gjashtë fitore dhe një humbje, kurse skuadra kuqezi ka dy fitore dhe pesë humbje. Te Vëllaznimi u dallua Kendra Williams me 16 pikë e 10 kërcime, ndërsa te Penza u dallua Rael Whitsitt me 29 pikë, 29 kërcime, 10 asistime.

Fitore edhe më bindëse shënoi Bashkimi ndaj Kastriotit me rezultat 156-24. Për skuadrën prizrenase ishte fitorja e katërt, ndërsa ka edhe dy humbje, ndërsa vashat ferizajase kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje.

Te skuadra e Bashkimit u dalluan Besjana Martinaj me 38 pikë, 12 asistime dhe 12 topa të vjedhur, Erjona Krasniqi me 44 pikë, 11 asistime dhe nëntë topa të vjedhur dhe Chervelle Cox me 24 pikë e 14 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori