Prishtina Mall hapi dyert për qytetarët nga vendi dhe rajoni – mbi 240 mijë metra katrorë, 2,500 punëtorë e mbi 230 brende prestigjioze

Qendra tregtare Prishtina Mall sot hapi dyert e saj për të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit, ndërkaq të mërkurën mbrëma u organizua një event madhështorë.
Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjatë fjalës së saj tha se Prishtina Mall do të luajë rol në krijimin e vendeve të punës.
Sipas saj, sektori privat është shtylla kurrizore e suksesit ekonomik të çdo vendi, i cili ndikon direkt në uljen e shkallës së papunësisë dhe të varfërisë, e që sipas saj është synim i Kosovës.
Hapja e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, sipas Osmanit, tregon se përkundër që Kosova është vend i vogël ajo mund të ofrojë mundësi të mëdha për investime.
“Hapja e kësaj qendre tregon se Kosova ka një klime të përshtatshme jo vetëm për investitor vendës, por edhe të huaj. Republika e Kosovës, është shtet i vogël por mundësitë e investimeve janë të mëdha. Institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, një parakusht, për tërheqjen e investimeve direkte në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Presidentja e Kosovës tha se pret nga drejtuesit e kësaj qendre që t’i trajtojnë punëtorët dhe qytetarët me dinjitet.

“Biznese të tilla si Prishtina Mall janë mundësi e madhe dhe përgjegjësi e madhe. Kjo qendër presim jo vetëm të ketë sukses në biznes por edhe të funksionoj me integritet dhe etikë, t’u shërbej nevojave të qytetarëve dhe të trajtojë punëtorët me dinjitet”, tha Osmani.
Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se hapja e kësaj qendre është një rast i rëndësishëm për Kosovën.

Ajo tha se qendra tregtare Prishtina Mall do të kontribuoj në rritjen e punësimit, të ardhurave kombëtare dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik.
“Dua t’i përgëzoj Zymberin dhe të ata që kanë kontribuuar në hapjen e kësaj qendre. Kjo qendër tregtare përfaqëson më shumë se një strukturë fizike, për dizajnin modern dhe teknologjinë më të avancuar që do të ofrojë një përvojë të shërbimeve më moderne dhe më shumë rehati për konsumatorët tanë. Kjo qendër do të sigurojë qasjen e një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh”, tha Hajdari.
Edhe kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi gjatë fjalës së tij u shpreh se pa gjakun e dëshmorëve sot nuk kishte për të ekzistuar kjo qendër e madhe tregtare.

“Pa gjakun e dëshmorëve tonë sot s’kishim mujt me përurua as me mendua që kish me ekzistu kjo qendër. Erdhi dita! Me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama i kemi bërë analizat e para se ku do të ndërtohet kjo qendër tregtare. Problemi më i madh që kemi pas është që nuk na ka besu asnjë kompani e jashtme për këtë qendër, pasi është 240 mijë metra katrorë”, ka thënë ai.
Gjiganti tregtar Prishtina Mall do të ngërthejë në vete mbi 2.500 punëtorë dhe brenda hapësirave të saj ka mbi 230 brende prestigjioze, duke përfshirë brendet ekskluzive dhe dyqanet më moderne.
Prishtina Mall është e vendosur në një pikë strategjike, në vendkalimin e të gjitha autostradave, që lidhin Kosovën me vendet e rajonit. Prishtina Mall është e qasshme për të gjithë.
Prishtina Mall është e projektuar nga Laguarda Low Architects. Kjo qendër tregtare krenohet me një strukturë moderne dhe miqësore me mjedisin, me tavane të larta, dritë natyrale dhe hapësira të gjelbra me rreth 6 mijë bimë. Qendra tregtar është e certifikuar nga EDGE dhe funksionon me standardet ISO.

Qendra tregtare ofron tri hapësira të dizajnuara enkas për organizimin e ngjarjeve siç janë panairet, shfaqjet e ndryshme, promovimet dhe ekspozitat.
Prishtina Mall i ka kushtuar shumë rëndësi pjesës argëtuese. HyperActive është qendra argëtuese më e madhe në rajon me një hapësirë prej 11,202 metra katrorë, është pjesë e Prishtina Mall.
Me xhirot e shpejta me GoKart, betejat taktike në Laser Tag, zgjidhjet e mistereve të Escape Rooms, lojërat më të avancuara të Virtual Reality dhe shumë aventura të tjera, HyperActive tani është vendi kryesor i argëtimit në rajon.
Kinemaja më e madhe dhe më prestigjioze në Evropën Juglindore, CineStar është gjithashtu pjesë e qendrës tregtare, me 15 salla kinemaje, duke përfshirë një dhomë 4DX, 2 dhoma Class Gold, kuptohet me teknologjinë më të fundit.
Prishtina Mall gjithashtu ofron shërbime për klientët si: tavolinën për informata (Help desk), Wi-fi falas, karroca për fëmijë, dhomë për zhveshje për fëmijë, ambiente të ulëta, karrige me rrota dhe shumë shërbime të tjera. /Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët