Janë bërë 20 ditë prej kur ka filluar aksioni për largimin e qeneve endacak nga rrugët dhe hapësirat publike dhe nisja e adaptimit të qenve endacak, si dhe subvencionimi me nga 50 euro nga Komuna e Prishtinës, megjithatë, interesimi i qytetarëve për adaptim nuk shihet edhe aq i madh. Madje shesheve të Prishtinës, si dhe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, është e njëjta vështirësi për të kaluar natën dhe në mëngjes.
Ky projekt i komunës nisi më 28 gusht, ku njëherë u tha se 12 persona kanë shprehur interesimin për të adaptuar qentë endacak, megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, në ceremoninë e organizuar nga komuna, vetëm dy persona u panë teksa nënshkruan kontratat.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushtica ka njoftuar se deri më tani janë adaptuar 31 qenë endacak, në kuadër të projektit për subvencionimin me nga 50 euro në muaj për adoptuesit. Ai thotë se janë edhe pesë kërkesa të tjera në pritje, për të adoptuar më shumë se pesë qenë, derisa tregoi se janë duke bërë inspektimin se a i plotësojnë kushtet e paracaktuara për t’u bërë pronarë të këtyre qeneve.
Fushtica për KosovaPress potencoi se në bazë të rekomandimeve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për adoptimin e më shumë se dy qeneve nga një person, duhet të inspektohet vendi për t’u siguruar nëse ka përmbushje të kushteve për mirëqenien e qeneve të adoptuar.
“Nga fillimi i fushatës për adoptimin e qeneve endacak, kryeqyteti ka nënshkruar 31 kontrata individuale për adoptim. Kemi së paku edhe pesë kërkesa për adoptim për me shumë se pesë qenë dhe jemi duke bërë inspektimin se a i plotësojnë kushtet e paracaktuara për adoptim. Në bazë të rekomandimeve nga AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës) adoptimet më shumë se dy qenë duhet të inspektohet vendi për tu siguruar përmbushja e kushteve për mirëqenien e qeneve të adoptuar”, potencoi Fushtica.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qytetarët që shprehin interesim për adoptimin e qeneve do të subvencionohen me nga 50 euro çdo muaj, dhe do të mund t’i adoptojnë deri në pesë qenë, nëse i plotësojnë kushtet e parapara.
Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë gjoba në rast të keqtrajtimit të qeneve që merren për adoptim.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qeneve endacak.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri