Prishtina dhe Ferizaj luajnë vetëm për fitore – formacionet zyrtare

Prishtina dhe Ferizaj do të takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Ferizaj me rezultat minimal 1-0 me golin e Albion Kurtaj.
Risi tek Prishtina është rikthimi i dyshes Drilon Islami dhe Albin Krasniqi të cilët për një kohë të konsiderueshme nuk u ftuan nga klubi kryeqytetas.
Të dy trajnerët kanë vendosur në fushë formacionin me lojtarët më të mirë në dispozicion:
Prishtina: Kolaj, Boueye, Vitija, Raqi, Bytyqi, Gallapeni, Limani, Islami, Muja, Kryeziu, Gnapi.
Ferizaj: Jovanovski, Sadriu, Gligorov, Topalaj, Ramusa, Haxhimusa, Musulin, Avdulli, Lamçe, Kurtaj, Nafiu.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































