Çështja e monopolit për homologimin e veturave të kompanisë ‘Euro-Lab’ kishte krijuar debate të shumta publike.
Cak i ‘sulmeve’ kishte qenë edhe ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili kishte thënë se është duke punuar në bazë të ligjit në fuqi, ligj ky të cilin sipas tij e kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.
E në bazë të kompetencave që ka pasur në dorë, Lekaj kishte deklaruar se do të fillojë procesin e decentralizimit të homologimit, duke hapur pika të reja në regjione të tjera të Kosovës.
Deri më tani, ministria ka autorizuar për homologim edhe katër Qendra për Kontrollim Teknik në qytete të ndryshme.
Njëra ndër to është edhe ‘Kosova Commerce’ në Gjilan, drejtuesi i së cilës ka thënë se vendimin nga ministria e kanë pranuar 10 ditë më parë.
“Me vendim të ministrisë ne jemi të autorizuar për homologimin e automjeteve për rajonin e Gjilanit”, ka thënë drejtuesi i ‘Kosova Commerce’, Jeton Kryeziu për Portali.info.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Fillojetë Konjuhi, ka thënë se procesi i decentralizimit të qendrës për homologim është duke vazhduar edhe në dy qytete të tjera.
“Deri më tani janë autorizuar katër pika për homologim, të cilat gjenden në Gjilan, Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë ndërsa janë në proces edhe Ferizaj e Peja”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Konjuhi ka thënë se ministri deri më tani e ka çuar përpara procesin e hapjes së tregut të homologimit brenda kornizave ligjore, pra ashtu siç ia ka lejuar ligji aktual në fuqi.
“Ministri ka pasë marrë vendim që me u decentralizu puna e homologimit, pra me u autorizu edhe gjashtë pika të tjera përveç Prishtinës në rajone të tjera në mënyrë që kjo procedurë t’iu lehtësohet qytetarëve”, ka deklaruar tutje Konjuhi.
Këto qendra të autorizuara për homologim, sipas zëdhënëses së MIT, janë të lidhura me qendrën ‘Euro Labi’, ndërsa marrëveshjet mes tyre mbikqyrjen edhe nga zyrtarë të ministrisë.
Arsyeja pse këto qendra të autorizuara vazhdojnë të jenë të lidhura me ‘Euro Labi’ është pasi që shteti jonë ka vetëm një databazë për automjetet, kështu që çdo homologim që kryhet në qytetet tjera, të dhënat e automjeteve shkojnë në databazën e ‘Euro Labi’.
Në anën tjetër, pagesat për homologim qytetarët i bëjnë në qendrën ku e kryejnë këtë procedurë.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në "Ballkanin e Hapur"

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Elshani: Njërin terroristë në Banjskë e zumë duke fjetur

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Elshani: Njërin terrorist në Banjskë e zumë duke fjetur

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë