LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta në Maqedoni, ankohen për mungesën e kushteve

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta në Maqedoni, ankohen për mungesën e kushteve

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë vendosur tenda në të cilat do të qëndrojnë tre ditë dhe do t’i përsëritin kërkesat të cilat siç thonë i kanë dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante dhe deri te partitë para heshtjes zgjedhore. Ata theksojnë se kërkesat janë të realizueshme dhe se shumë pak duhet të bëhet për të hyrë në funksion me çka do t’ju përmirësohen kushtet e fëmijëve me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Mijallkov, prind i një fëmije me nevoja të veçanta tha se një nga kërkesat është edhe sigurimi i ardhmërisë së fëmijëve të tyre pas vdekjes së prindërve edhe atë përmes pronës së tyre të cilën do t’ia lëshojnë shtetit, ndërsa si shkëmbim shteti të kujdeset për ta deri në fund të jetës me sigurimin e kushteve të përshtatshme.


Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi i vizitoi prindërit dhe iu premtoi se do të realizojë takim me ta sepse, siç tha, veç më i ka marrë kërkesat dhe se për shumicën e tyre ai do të japë mbështetje.

“Si njeri i parë i Ministrisë kanë përkrahjen time. Kërkesat, ato të cilat fillimisht i kam parë në pjesën e ndryshimeve ligjore si ministër iu premtova se do t’i shqyrtojmë dhe pjesën më të madhe të kërkesave të cilat kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë të pranueshme. Në pjesën e kushteve iu thash se Shoqata e tyre mund të përfshihet në regjistrin të cilin e udhëheq Ministria dhe së bashku të gjejmë mundësi për hapjen e qendrave të reja ditore nëpër tërë shtetin që do të funksionojnë për të qenë fillimisht të vetë-qëndrueshëm dhe jo të presin vetëm nga shteti”, tha Ibrahimi.

Ai thotë se gjatë muajit të ardhshëm do të realizojë takim me përfaqësuesit e Shoqatës për të parë se cilat janë prioritetet. Ibrahimi premtoi se kërkesat në pjesën e ndryshimeve ligjore do t’i kalojnë në Qeveri, por do të pritet të formohet Kuvendi për të kaluar edhe atje.

Sipas Shoqatës së prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, kërkesat mund të realizohen për gjashtë muaj, ndërsa një pjesë e tyre për tre vjet, sepse, siç thonë, kërkesat nuk kanë kurrfarë implikime financiare, por janë vetëm korrigjim i lojës së fjalëve të cilat negativisht reflektohen në situatat e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe të prindërve, njofton AIM.

Në pyetjen për personat e zhvendosur nga vërshimet, Ibrahimi tha se pjesa e madhe e personave në tetor të vitit të kaluar kanë marrë dëmshpërblim dhe se sipas ekipeve të Ministrisë të cilët janë në terren, pjesa më e madhe e familjeve i kanë plotësuar kushtet për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

“Ministra ka vendosur që me paratë të cilat paguhen në Senik dhe konviktet tjera t’ju ndahen si ndihmë familjeve të zhvendosura”, theksoi Ibrahimi.

Për tre-katër familje të cilat nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ministri tha se ata do të vendosur në konviktin “25 Maji”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori