LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e autorit të sulmit në Strasburg, flasin për të birin e tyre të radikalizuar (Foto/Video)

Prindërit e autorit të sulmit në Strasburg, flasin për të birin e tyre të radikalizuar (Foto/Video)

Babai i Cherif Chekatt, i cili javën e kaluar kreu sulmin në afërsi të një tregu Krishtlindjesh në Strasburg të Francës, ka deklaruar se biri i tij përkrahte qëndrimet e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Abdelkrim Chekatt, qytetar francez me prejardhje nga Algjeria, gjatë një interviste dhënë televizionit “France 2”, ka thënë se birin e tij e kishte parë tri ditë para sulmit, duke pranuar se me të nuk ka mbajtur kontakte që kur ishte arratisur, transmeton Telegrafi.


Ai pretendon të mos ketë ditur asgjë për planet e të birit, dhe se ishte i gatshëm që pas sulmit do të lajmërohej vullnetarisht në polici që t’i ndihmojë ta bind të birin që të dorëzohet.

Ndërkaq e ëma Ruadga Ruag, në po të njëjtën intervistë, ka thënë se është e shokuar për vrasjet që i kishte kryer biri i saj. Cheriff Chekatt nuk kishte dashur të dorëzohet dhe madje kishte filluar të përleshet me policinë, ku me ç’rast mbeti i vdekur.

Ndërkaq hetuesit janë duke u munduar të zbulojnë nëse ai kishte dikë që e kishte ndihmuar të kryej sulmin, ku humbën jetën 4 persona dhe 10 tjerë u plagosën.

Prindërit dhe dy vëllezërit e Cherif kanë qenë në mesin e 7 personave që policia i ka marrë në pyetje në stacion, por më pas ata ishin lëshuar, kurse 4 tjerët që ishin miq të sulmuesit kanë mbetur në paraburgim. /Telegrafi/