Princi William flet hapur për shëndetin mendor: Kam kohë që përpiqem t'i kuptoj emocionet e mia

Princi William, në një bisedë të sinqertë rreth shëndetit mendor, zbuloi se i duhet kohë për të kuptuar emocionet e tij.
Në një episod të veçantë të “Life Hacks” në BBC Radio, ai deklaroi se nevojiten më shumë modele meshkujsh për të folur publikisht për shëndetin e tyre mendor në mënyrë që të ndihmojnë burrat e tjerë.
Gjithashtu, Fondacioni Princ William investoi një milion dollarë në zhvillimin e Rrjetit Kombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjeve.
"Kam kohë që përpiqem të kuptoj emocionet e mia dhe pse ndihem ashtu siç ndihem. Mendoj se është një proces vërtet i rëndësishëm për t'u kaluar herë pas here, për të kontrolluar veten dhe për të kuptuar pse ndihesh ashtu siç ndihesh. Ndonjëherë ka një shpjegim, ndonjëherë jo. Një krizë e shëndetit mendor është e përkohshme, por do të kalojë", tha ai.
Princi William i inkurajoi njerëzit të mësojnë të duan dhe vlerësojnë veten. Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme të ndani ndjenjat tuaja.
"Ne kemi nevojë për më shumë modele meshkujsh për të folur për këtë dhe për ta normalizuar atë. Mbështetja e organizatave që punojnë në këtë fushë mund të jetë një trampolinë e vogël për t'ju ndihmuar të kaloni një kohë të vështirë. Mund të zgjoheni nesër dhe të ndiheni shumë ndryshe", tha ai. /Telegrafi/






























































