LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry zbulon se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë, në atë moshë përdori edhe lëndë narkotike

Princi Harry zbulon se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë, në atë moshë përdori edhe lëndë narkotike

Janë zbuluar një rrjedhë pretendimesh dhe akuzash të bujshme nga autobiografia e Princit Harry, “Spare”.

Libri përshkruan ankesat dhe hidhërimet në Familjen Mbretërore, si një pretendim që ai dhe Princi William i kërkuan babait të tyre të mos martohej me Camilla.

Por një nga pretendimet më të habitshme nga Harry, i raportuar fillimisht nga gazeta Guardian, ishte se si ai u sulmua fizikisht nga vëllai i tij.


Foto: Getty Images

Kensington Palace dhe Buckingham Palace kanë thënë se nuk do të komentojnë këto pretendime.

BBC News ka marrë një kopje të “Spare” pasi disa të tilla dolën në shitje herët në Spanjë dhe u përkthyen.

Në rrëfimet e tjera, Harry shkruan se ishte 17 vjeç kur humbi virgjërinë nga një grua e moshuar në një fushë pas një pijetoreje.

Ai thotë se ishte një përvojë “poshtëruese”, gjatë së cilës gruaja e trajtoi atë “si një hamshor i ri”.

Tutje, në libër flitet për përdorimin e kokainës në moshën 17-vjeçare, pirja e duhanit të kanabisit dhe marrja e kërpudhave magjike

Harry thotë se atij iu ofrua një linjë kokaine në shtëpinë e dikujt kur ishte 17 vjeç dhe pranon se e kishte marrë drogën edhe në disa raste të tjera, megjithëse nuk i pëlqente.

“Nuk ishte shumë argëtuese dhe nuk më bëri të ndihem veçanërisht i lumtur siç u duk të gjithëve, por më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte objektivi im kryesor. Unë isha një djalë 17-vjeçar i gatshëm të provoja çdo gjë që ndryshonte rendin e paracaktuar”, shkruan Harry.

Ai rrëfen gjithashtu pirjen e kanabisit në një banjë në Kolegjin Eton ndërsa ishte nxënës, ndërsa oficerët e policisë në Luginën e Thames që shërbenin si truproja të tij patrullonin pjesën e jashtme të ndërtesës.

Harry gjithashtu përshkruan marrjen e kërpudhave magjike gjatë një udhëtimi në Kaliforni në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Magazina
Kalo në kategori