LAJMI I FUNDIT:

Primo Shllaku: Bota shqiptare ka shumë fshatarizëm

Primo Shllaku: Bota shqiptare ka shumë fshatarizëm
Primo Shllaku (foto: A. Sh.)

Shkrimtari, studiuesi dhe përkthyesi Primo Shllaku, shprehet se Kosova është një ambient homogjen kulturor që e respekton ardhjen e brezit të ri dhe që e promovon ndjeshmërinë e brezave. Sipas tij, në Kosovë secili brez e vë një gur e secili gur ka ngjyrën e brezit. “Secili këtu e përcjell me dashamirësi brezin tjetër”, thotë ai.

Shllaku shprehet se për dallim nga Shqipëria, në Kosovë nuk ka luftë brezash.

“Në Shqipëri kemi edhe brez t’vjetër qi nuk do me qenë me brezin e vjetër. Ka nji kontraditkë mes moshës e orientimit estetik”, thotë ai. “Askush nuk po guxon me e pranue ndërrimin e brezit, si te ato fjalët e Ali Podrimjes ‘asni fjalë për baballarët’ qi asht deviza e konservatorizmit shqiptar”, shprehet Shllaku, duke aluduar te krerët e socrealizmit shqiptar të cilëve u ka kaluar koha.

Shllaku po ashtu thotë se bota shqiptare ka shumë fshatarizëm, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“Fshatarësia, pos bujarisë, nuk ka pasë kurrë ideologji. Ideologjitë janë ato qi i zhdukin kufijtë mes individëve e qi krijojnë tanësinë qi vepron si nji. Në kohë lufte, njesimi i ideve individuale asht taksativ se ka rregullore se nëse nuk e ban atë qi t’thotë komandanti, ti edhe ekzekutohesh. Në kohë paqeje, shoqëria shqiptare ka pasë nevojë për ideologji tjetër: për demokracinë”, thotë ai. “Sot po veprojmë simbas logjikës politika mbi të gjitha, qi asht tmerrësish e damshme se politika me banalitetin e saj ia ka vjedh shfaqjen të gjitha arteve. Politika nuk asht art po zanat, e artet nuk janë zanate”.

Sipas Shllakun, shqiptarët, kudo në Ballkan po e përjetojnë një stinë të thatë ku krijuesi detyrohet të shkojë para dyerve të Ministrisë së Kulturës për të kërkuar mjete për p.sh. botimin e një libri.

“Politika po harxhon pa fund për t’u ba e preferueshme, kurse arti vazhdon me përjetu gjendjen prej lypësi”.

Intervistën e plotë mund ta shihni më poshtë. /ATV/Telegrafi/