LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta përflitet për një lidhje dashurie me aktorin Can Yaman

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta përflitet për një lidhje dashurie me aktorin Can Yaman

Prezantuesja e sportit në Itali, Diletta Leotta, ka dhënë lajme të hidhura për miliona fansa – pasi u zbulua se ajo ka një të dashur.

Moderatorja joshëse ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie pas publikimit të një tufe të madhe lulesh për 7.3 milionë ndjekësit.


Dhe revista italiane Chi zbuloi se njeriu me fat është Can Yaman – aktori më i mirë i zgjedhur nga GQ në vitin 2019.

Foto: Chi

Yaman, 31 vjeçar dhe Leotta, 29 vjeçe, u kapën nga paparacët në Romë dhe kuptohet se kishin shijuar një pushim romantik së bashku në kryeqytetin italian, ku ylli turk po xhironte.

Chi shkroi më 13 janar: “Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman janë dashuruar”.

“Ata kanë kaluar pesë ditë së bashku në një hotel të madh në qendër të Romës. Ata shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin dhe u pa se po lindte një dashuri mes tyre”.

Diletta Leotta (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, atyre iu desh të ndaheshin të dielën e kaluar kur Can udhëtoi në Turqi dhe Leotta është kthyer për të komentuar ndeshjen Roma-Lazio.

Por, lajmi për marrëdhënien e tyre bëri që të ketë reagime edhe nga përkrahësit e fansat e dyshes.

Në postimin e Chi, njëri shkroi: “Çfarë zhgënjimi nëse do të ishte e vërtetë”.

Një tjetër komentoi: “Vetëm zhgënjime në këtë jetë”. “Zemra ime plasi”, tha një tjetër.

Foto: TGcom24

Diletta më parë ka shijuar një lidhje dashurie me boksierin italian, Daniele Scardina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Magazina
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Magazina
Kalo në kategori