Prezantuesja e njohur shqiptare, Brikena Beqiri, po përballet me një periudhë të jashtëzakonisht të vështirë në jetën e saj personale.

Ajo ka humbur personin më të dashur dhe më të shtrenjtë të familjes – vëllain e saj.


Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi tejet prekës në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Krahas një fotografie të vëllait të ndjerë, Brikena ka shkruar me zemër të thyer: “Eh ore vëlla, na le...”, një fjali e shkurtër por e mbushur me dhimbje.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, prezantuesja ka marrë një sërë mesazhesh ngushëllimi nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët e saj, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen në këtë moment të rëndë.

Dhimbja e saj është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e shumë njerëzve që janë bashkuar në lutje dhe ngushëllime për familjen Beqiri. /Telegrafi/