Prezantuesja e motit është konfrontuar me një kalimtar rasti në Argjentinë, pasi një koleg ia bëri me dije se ai po ia filmonte të pasmet derisa ajo po raportonte live.

Sol Perez, 25-vjeçe, po raportonte gjatë programit “Gente Opinando”, kur prezantuesi Pollo Alvarez ndali bisedën kur pa sjelljen e pahijshme të burrit që ishte në masë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, Perez po raportonte live kur kolegu i saj Alvarez dëgjohet duke i thënë: “Nuk do ta vazhdojmë këtë bisedë, pasi nuk më pëlqen ajo çfarë është duke bërë burri prapa teje”.

Ajo menjëherë e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe menjëherë i afrohet burrit që e filmonte duke e pyetur: “Zotëri, pse po filmon”. Ndërkaq Alvarez mbeti i habitur me reagimin e koleges: “Oh jo, ajo po konfrontohet me të”.

Por, burri dukej se nuk i bënte fare përshtypja e prezantuese së motit, pasi iu përgjigj shkurt: “Po ua dërgojë kolegëve të punës”.

“Në rregull, por pse po filmon? Vetëm pse e ktheva shpinën, kolegët në studio me njoftuan se më ke filmuar nga pas, dhe kjo nuk është në rregull”, i thotë gazetarja burrit.

“A do të më lejoni të filmoj nga këtu”, pyet burri gazetaren, ndërkaq ajo ia kthen: “Nëse filmon gjithë atmosferën në rregull, por jo nëse i filmon vetëm të pasmet e mia”. /Telegrafi/