LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Porsche 911 e re e policisë gjermane

Prezantohet Porsche 911 e re e policisë gjermane

Techart prezantoi edhe këtë vit një krijim interesant të një veture policie.

Është pjesë e Tune it!, ku akorduesi i famshëm gjerman prezanton një veturë sportive në ikonografinë e policisë.


Nisma ka qenë aktive që nga viti 2005 dhe deri më sot, përveç promovimit të akordimit të sigurt, ka bërë disa përshtatje interesante.

Këtë vit ishte radha e Porsche-s, 911 Targa 4. Bie menjëherë në sy mbishkrimi Polizei, i cili së bashku me ngjitësit reflektues sjellin siklet për shumëkënd, sidomos ata që shpesh dinë ta teprojnë.

Ekzistojnë gjithashtu drita LED për çatinë dhe drita shtesë në kapakun e përparmë të karbonit.

Vetura mori edhe të ashtuquajturat ‘paketa aerokit’ e përmirësimeve të trupit.

Siç pritej, me modifikime në pezullimin, vetura u ul me 40 mm.

Kur bëhet fjalë për mekanikën, nuk përmendet asnjë lajm në Techart. Nëse gjithçka është e njëjtë, do të thotë që 3.0 twin-turbo jep 385 kuaj fuqi dhe 450 Nm.

Brendësia është e erëzuar me detaje Techart të tilla si timoni sportiv dhe mbulesat e frenave.

Ekziston edhe një panel shtesë me komanda për aktivizimin e sirenës dhe dritat shtesë.

Le të themi gjithashtu se kjo Porsche do të jetë e ekspozuar deri më 5 dhjetor në Motor Show në Essen. /Telegrafi/