Këtë të mërkurë u prezantua pakoja ligjore për Sistemin e licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në prezantimin e udhëzimeve administrative dhe Manualit për zbatimin e kësaj pakoje.
MASHTI njofton se kjo pako e legjislacionit përfshinë: UA për sistemin e licensimit dhe karrierën në mësimdhënie.
“UA për Këshillin Shtetëror për licencimin e mësimdhënësve (KSHLM), UA për zhvillimin profesional të mësimdhënësve (ZHPM), UA për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë, UA për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, Manuali për zbatimin e pakos ligjore për sistemin e licencimit dhe avancimi në karrierë të mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas ministrisë, një sistem i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm i licencimit dhe zhvillimit në karrierë është një nga prioritetet strategjike të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026, në funksion të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim.
Nagavci me këtë rast tha se është duke u jetësuar një reformë të madhe për mësimdhënësit, atë të zhvillimit në karrierë, e cila është çelësi për një cilësi të rritur në shkollat e vendit.
“Kjo pako e legjislacionit sot thërret për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë mësimdhënësit në rrugëtimin e tyre në karrierë”, u shpreh ajo.
Ministrja theksoi se është punuar shumë gjatë këtyre dy viteve në mënyrë që të kompletohet jo vetëm infrastruktura ligjore, por gjithë mekanizmat e nevojshëm që garantojnë meritokraci në punë, duke nxitur kështu përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies së mësimdhënësve.
“Po ashtu, ministrja ka vlerësuar punën e grupeve punuese dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në hartimin e këtyre udhëzimeve, si dhe Bashkimin Evropian që përmes projektit KosEd ka përkrahur me ekspertizë ndërkombëtare dhe vendore këtë proces”, bëhet e ditur nga MASHTI.
Sipas kësaj pakoje ligjore, Nagavci tha se janë paraparë faza e hyrjes në profesionin e mësimdhënies, licenca e karrierës, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme e mësimdhënësit.
Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi tha se ka një rënie të interesimit të të rinjve për të studiuar për mësuesi, andaj kjo iniciativë e MAShTI e balancon kontrollin dhe mbështetjen e mësimdhënësve dhe mbështetë zhvillimin e tyre në karrierë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës